Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belerit, kërkoi pezullimin e vendimit që e dënoi me 2 vite burg

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belerit, kërkoi pezullimin e vendimit që e dënoi me 2 vite burg

Fredi Beleri

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit i cili kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e dënoi atë me 2 vite burg.

Beleri kërkonte që ekzekutimi i vendimit të pezullohej derisa për të të shprehej Gjykata e Lartë.

Treshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosi mospranimin e kësaj kërkese.

“Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 14 datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posame të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëne në fuqi me vendimin nr.26, datë 25.06.2024 te Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Fredi Beleri u dënua në 5 mars të këtij viti me dy vite burg nga GJKKO vendim i cili u la në fuqi në 25 qershor edhe nga Apeli i Posaçëm.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim