Kërkoi heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tij, Gjykata e Lartë nuk merr në shqyrtim rekursin e Lefter Kokës

Kërkoi heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tij, Gjykata e Lartë nuk merr në shqyrtim rekursin e Lefter Kokës

Lefter Koka

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, kundër Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i ka sekuestruar pasurinë. Më parë i është rrëzuar edhe kërkesa për heqjen e masës së sigurisë për arrest me burg të dhënë nga GJKKO. Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për aferën 4.9 milionë euro me inceneratorët në Fier dhe Elbasan. Jo vetëm në Inceneratorin e Elbasanit, por edhe në atë të Fierit sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë.

Lefter Koka akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar miliona euro nga incerenatorët.

Tre janë akuzat e rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. 

Kujtojmë se hetuesit kanë arritur të faktojnë nga provat e deritanishme, se ish-ministri Koka ka përfituar në mënyrë të paligjshme edhe nga inceneratori i Fierit, në një vlerë prej 1.2 milionë euro, pra në total sipas SPAK, rreth 5 milionë euro nga të 2 inceneratorët. Për çështjen e inceneratorëve është në burg edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

 

Vendimi
 

Cila është pasuria e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka? Pasuria e ish ministrit ka një vlerë miliona euro. Krahas Kantinës së Pijeve, për të cilën bëri kërkesën për heqjen e sekuestros, e cila iu refuzua nga Gjykata e Lartë, Koka ka në pronësi pistën e njohur mbi det në Durrës, ku ofrohen shërbime të ndryshme, me sipërfaqe 3.3 mijë m2, me vlerë 1 672 400 euro. Koka ka në pronësi edhe 1347 m2 sipërfaqe apartamentesh. Ka në pronësi 15 parcela vresht me sipërfaqe 33 hektarë, me vlerë rreth 2.2 milionë USD, apartament 3+1 dhe garazh me vlerë 6 milionë lekë, aksioner në kompaninë ‘OERT’ dhe ‘Media99’, makinë Benz 44 mijë USD dhe makinë BMW 105 mijë euro.

Gjithashtu Lefter Koka ka deklaruar truall 90 m2 me godinë dy kate në Durrës me vlerë 7.3 milionë lekë, truall në Sarandë 730 m2 me vlerë 72 mijë USD, truall në Durrës 340 m2 me vlerë 1 milionë lekë dhe truall 1194 m2 në Durrës dhe ndërtesë me vlerë 1.8 milionë lekë.

Ish ministri i Mjedisit deklaron një kompleks industrial prodhimesh bujqësore në Durrës me sipërfaqe 582 m2, mbi një truall 2 600 m2, me vlerë 2 milionë lekë, tokë arë 17 mijë m2 me vlerë 3.9 milionë lekë, tokë arë 6 mijë m2 me vlerë 110 mijë USD dhe para cash 40 mijë USD. Koka ka në pronësi gjithashtu, truall 77 m2 me ndërtesë me vlerë 2.9 milionë lekë, apartament 149 m2 me vlerë 110 mijë USD, apartament 140 m2 me vlerë 126 mijë euro, truall 1 mijë m2 dhe ndërtesë 248 m2 me vlerë 1.7 milionë lekë, truall me sipërfaqe 1142 m2, tokë 60 mijë m2, tokë 4.5 mijë m3 më vlerë 3 milionë lekë,

Ndërsa bashkëshortja e tij Brunilda Koka deklaron dyqan në Durrës me vlerë 242 mijë euro, godinë 5 kate mbi një truall  330 m2, apartament me sipërfaqe 428 m2 me vlerë 120 mijë USD, makinë OPEL 31 mijë euro dhe llogari rrjedhëse 31 mijë euro. Zonja Koka deklaron gjithashtu 3.6 mijë m2 apartamente, apartament 60 m2 me vlerë 4.4 mijë lekë, dyqan 57 m2 me vlerë 145 mijë euro, truall 330 m2 dhe ndërtesë 154 m2, para cash 73 mijë USD, 3 500 m2 ambient banimi dhe 2 516 m2 ambient shërbimesh.

Brundilda Koka deklaron 800 mijë euro të ardhura nga sipërfaqja ndërtimore 2 mijë m2 dhënë shoqërisë Jedas shpk, ka në pronësi truall 231 m2 ish Ndërmarrja Elektromekanike Durrës, vlera 4.1 milionë lekë, 403 m2 truall në Kavajë, ndërtesë në Golem 93 m2 etj. Çifti deklaron edhe disa pasuri të përbashkëta, pasuri në emër të fëmijëve dhe qindra mijëra euro të ardhura nga kompanitë dhe shitja e apartamenteve.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë