Gjykata e Lartë: S’ka prova
për korrupsionin e Ilir Metës
Kreu i LSI: Provova se në Shqipëri ka drejtësi
Brace: Gjykata të shpërbëhet, Veliaj: Vaj vatani
VIDEO-Meta-Prifti |

Gjykata e Lartë: S’ka prova<br />për korrupsionin e Ilir Metës <br />Kreu i LSI: Provova se në Shqipëri ka drejtësi<br />Brace: Gjykata  të shpërbëhet, Veliaj: Vaj vatani<br />VIDEO-Meta-Prifti |
TIRANË- Gjykata e Lartë shpalli sot të pafajshëm ish-zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Sipas Kolegjit Penal Meta  nuk është fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv dhe abuzimit me detyrën, kur mbante postin e zv kryeministrit e njëkohësisht të ministrit të Jashtëm. Akuza u ngrit pas publikimit të videopërgjimit të realizuar nga ish ministri I Energjetikës Dritan Prifti në zyrën e këtij të fundit më 1 mars 2010.
Sipas Kolegjit, nuk provohet vepra penale për të cilën prokuroria akuzon ish zëvendëskryeministrin. Vendimi i bërë publik në orën 15.20 nuk është zbardhur i plotë, pasi një gjë e tillë pritet të bëhet në ditët në vijim. Krahas pafajësisë së Ilir Metës, Kolegji Penal ka vendosur që të gjitha shpenzimet për gjyqin, të cilat kapin vlerën prej 3 mln lekësh të reja të paguhen nga shteti.
Në seancën e 6 janarit prokuroria kërkoi dënimin me 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë, ndaj Ilir Metës, pasi sipas saj provat vërtetojnë implikimin e Ilir Metës në afera korruptive. Avokatët mbrojtës deklaruan se akuzat e prokurorisë ishin të pabaza dhe kërkuan rrëzimin e tyre dhe deklarimin të pafajshëm Ilir Metës.

JA VENDIMI I PLOTË I KOLEGJIT TË GJYKATËS SË LARTË
Votimi në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë ka qenë unanim. Kështu, gjyqtarët Dvorani (kryesues), Andrea, Zenelaj dhe Dizdari kanë qenë të një zëri se Ilir Meta nuk ka kryer asnjë vepër korruptive.

Kolegji Penal I Gjykates se Larte, per ceshtjen vendosi:

1. Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Ilir Meta per akuzen e kryerjes e kryerjes se vepres penale te korrupsionit aktiv te funksionarit te larte shteteror ose te te zgjedhurve vendore e parashikuar nga enni 245 I Kodit Penal, pasi fakti nuk provohet se ekziston, bazuar ne nenin 288 pika 1 shkronja “a” te Kodit te Procedures Penale.

2. Ne baze te nenit 190 te K.P.P. urdherohet dorezimi organit te prokurorise te provave materilae vijuese: Ore mikrokamer, kabell USB, lap-top dhe USB.

3. Shpenzimet procedural penale, duke perfshire shperblimin dhe shpenzimet e kryera per aktin e ekspertimit gjate fazes se shqyrtimit gjyqesor ne vleren 3.592.938, I ngarkohen shtetit.

VENDIMMARRJA
Votimi për pafajësinë e Ilir Metës ka qenë unanim. Gjyqtarët Ardian Dvorani, dhe antëtarët Majlinda Andrea, Guxim Zenelaj, Ardiana Fullani dhe Gani Dizdari kanë qenë të të njëjtit mendim për pafajësinë e Metës. Mendim të veçantë mësohet se ka pasur gjyqtari Ardian Dvorani i cili ndryshe nga kolegët e tij ka qenë dakord me pafajësinë, por ka pasur një arësyetim të ndryshëm, për një vendim paralel.

META PRITI VENDIMIN NË ZYRË
Kreu i LSI, Ilir Meta ka mbërritur reth orës 12.30 min në zyrën e tij në selinë e partisë në kryeqytet. Ai ka pritur në këtë zyrë vendimin e Gjykatës së Lartë, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të LSI dhe mbështetës. Vendimi është shoqëruar nga festime në seli.

PROVAT KU DO BAZOHEJ VENDIMI
Provat shkresore dhe materiale mbi të cilat gjykata do të mbështesë dhe argumentojë vendimin e saj ligjor janë këto:
Provat shkresore të dy avokatëve Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja, mes të cilave edhe kërkesa e Dritan Priftit bërë në vitin 2002, ku ai kërkonte të linte mandatin e deputetit për shkaqe shëndetësore. U pranuan si prova shkresore edhe dokumentat e paraqitura nga avokatët për ankandin e naftës “Albpetrol”, si dhe një shkresë e ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, për mungesën e ekspertizës.
Prokurorisë iu pranua procesverbali si marrje prove i laptopit, usb-orës dhe një flashi, si dhe raportet e tabulateve telefonikë, procesverbali nga sistemi TIMS që vërteton se Ilir Meta ka udhëtuar jashtë vendit menjëherë pas bisedës së regjistruar me Priftin, , si dhe procesverbalet për marrjen e dokumentave në QKR, që tregojnë situatën e subjekteve “Vëllezërit Tola SHPK, “Merkaj” dhe “Habilaj Holding SHPK”.

Si edhe dokumenti i dërguar nga Agjencia e Prokurorimit Publik që tregon garën koncesionare për HEC-et në Shushicë, si dhe dokumente të ankandit nga “Albpetrol SH.A”, për shitjen e naftës bruto përgjatë muajve mars-qershor 2010.

Ndersa refuzoi të konsiderojë provë shkresore kërkesën për dëgjimin në sallën e gjykatës dhe transkriptimin e videos “avi 008”, në të cilën shfaqet biseda mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit, Gjykata nuk pranoi si prova të prokurorisë as procesverbalet ku flitet se si nisën hetimet duke marrë shkas nga shtypi i përditshëm, mes të cilave kërkoi të depozitoheshin faqe të internetit të disa mediave, si dhe intervista e dhënë nga deputeti Dritan Prifti në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës.

TAKIMET INTENSIVE DHE REAGIMET
Dhjetëdishë pas dhënies së pretencës u shoqërua me reagime të ashpra dhe kundër akuza mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Ndërsa brenda këtyre ditëve,  kryeministri u takua 2 herë me aleatit kryesor me të cilin qeveris që nga 2009 dhe shprehu publikisht dhe mbështetjen e tij duke premtuar se do të ishte gati ta rikthente në qeveri, nëse këtë e propozonte LSI-ja. Reagoi dhe kreu i PS-së duke akuzuar kryeministrin se po bën presion mbi gjyqtarët për të arkivuar dosjen e Ilir Metës.
(Ne foto Ilir Meta duke dale nga Gjykata e Larte 22 korrik 2011)

(sg/am/aq/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?