Gjykata e lartë sërish në kolaps e stok të lartë dosjesh. Gazetari Arsen Rusta raporton se pas plotësimit fillimisht me 3 dhe më pas me 7 gjyqtarë, Gjykata e Lartë në 4 muaj ka shqyrtuar 1040 çështje, ndërsa në total janë bërë 36754 çështje. Ndërkohë, në fund të viti 2020 në total ishin 32 mijë çështje për t’u shqyrtuar.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë u bë me 7 anëtarë në mars të këtij viti, nga 19 që duhet të ketë në total dhe pritet të plotësohet në mars të vitit 2024.
Për shkak të mosfunksionimit për disa vite, Gjykata e Lartë ka pësuar një ngërç me dosjet e shumta që presin për t’u shqyrtuar.