Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg Altin Ndocin, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Durrës

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg Altin Ndocin, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Durrës

Altin Ndoci

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Altin Ndocin, i dyshuar si autor i vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia pasditen e 27 prillit në Durrës.

Ndoci kishte bërë kërkesë për zëvendësim mase me argumentin se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Ai ka theksuar faktin se dy vëllezërit Haxhia i ka pasur miq.

Më herët Ndoci, kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë, në Gjykatën e Apelit Durrës, por gjykata kishte vendosur të lerë në fuqi masën e “arrestit në burg”.

Veç dy vrasjeve të dy vëllezërve, Ndoci akuzohet nga prokuroria për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia në Durrës.

Vrasjet e 4 viktimave dyshohet të jenë bërë për shkak të konfliktit për drogën dhe modifiukimin e makinave të vjedhura në servise.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja