Gjykata e Posaçme e Apelit: Të regjistrohet kallëzimi i Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut 'për grup të strukturuar kriminal'

Gjykata e Posaçme e Apelit: Të regjistrohet kallëzimi i Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut 'për grup të strukturuar kriminal'

Alaudin Malaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar  SPAK-un të regjistrojë kallëzimin e bërë nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, kundër ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët i akuzon për “grup të strukturuar kriminal”.

Apeli i Posaçëm ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda të nëntorit 2019 "për mosfillim procedimi penal pas kallëzimit të Malajt". Sipas ish- gjyqtarit të Apelit, Policia e Shtetit nuk ka reaguar ndaj disa kërcënimeve të bëra ndaj tij apo familjarëve.

Vendimi për “mosfillim procedimi penal” u la i pandryshuar nga Gjykata e Posaçme në janar 2020, por vendimi u ankimua nga ish-gjyqtari në Apel.

Në vazhdën e atyre akuzave, Malaj me anë të një reagimi të bërë ditën e sotme, shprehet se edhe arrestimi i të afërmit të tij, Daniel Zotajpër të shtënat me armë zjarri që u raportuan në zonën e Lungomares, po bëhet për të njëjtin qëllim, kërcënimin e familjarëve të tij. Në një letër të gjatë të publikuar në media, Malaj shprehet se nuk është hera e parë që Zotaj, i cili punon roje pranë objekteve në pronësi të familjarëve të tij arrestohet. Sipas Malajt, akuzat e policisë ndaj Daniel Zotajt, të riut që ra në pranga janë ngritur qëllimisht.

Reagimi i plotë
Nga ana e Policisë së Shtetit është bërë një deklaratë në ditën e sotme, rreth mesditës, mbi një ngjarje të ndodhur dje në mbrëmje pranë një hoteli, të ndodhur në Lungomare Vlorë. Lidhur me këtë ngjarje dhë mënyrën e transmetimit të saj nga ana e Policisë së Shtetit po ju sqaroj se:

            Para rreth një viti e gjysëm, dy-tre punonjës së Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në direktivat e marra nga drejtori Artjon Duka, kanë marrë peng shtetasin Daniel Zotaj, në atë kohë rreth 16 vjeç, të cilin e kanë kërcënuar dhe duke qenë se ai punon roje pranë objekteve në pronësi të familjarëve të mi, është përdorur për të dërguar mesazhe në adresën time, duke thënë se do të më vrisnin.

Janë pikërisht të njejtët “agjentë” të cilët kanë arrestuar mbremjen e djeshme shtetasin Daniel Zotaj, duke ngritur ndaj tij akuzën për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që nga pamjet filmike të konfliktit të ndodhur, që janë administruar nga vetë kjo drejtori policie, rezulton se ai nuk ka pasur në asnjë moment armë në dorë. Ky fakt madje është deklaruar edhe nga personat e tjerë që janë përfshirë në një konflikt rastësor, të atëçastshëm.

Nga ana e punonjësve të policisë së është bërë në mënyrë të qelimshme ngritja e kësaj akuze, pavarësisht se nga të gjitha provat rezulton e kundërta.

Nuk është hera e parë që nga ana e punonjëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kryhet arrestimi i shtetasit Daniel Zotaj, apo edhe i familjarëve të mi. Kryerja e këtyre veprimeve me urdhër të Artjon Duka përbën ngjarje kriminale për të cilat duhet të vihen në lëvizje strukturat kompetente si Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria e Përgjithshme dhe instancat përkatëse të Shërbimit Informativ dhe policisësë shtetit.

Krimi që ka pushtuar komisariatin e policisë në qytetin Vlorës nën drejtimine Artjon Dukës, që është krimineli më të madh në rradhët e policisë së shtetit, i lidhur me bandat e trafikut të narkotikëve, për të cilin nuk ka të madh e të vogël në Vlorë që nuk e njeh, duhettë marrë fund një herë e përgjithmonë.

Falangat e Fatmir Xhfajt, Edi Ramës dheArdi Veliut nuk do t’i ndihmojnë dot këto persona që shpërdorojnë detyrën e besuar nga shtetit për të dëmtur familjen time dhe mua, as nga unë dhe as nga familjarët e mi.

Për veprimet e paligjshme të kryera në vitet e mëparëshme nga strukturat policore ndaj familjarëve të mi, tashmë me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal kundër Ardi Veliut dhe kujtdo “xhandari” të tij i cili ka zbatuar verbërisht urdhërat e kundërligjshme të eprorit. Ata tashmë po procedohen penalisht për veprimet e dhunshme të kryera gjatë ushtrimit të detyrës në shkelje të ligjit. Në të njejtën mënyrë janë duke vepruar edhe sot ndaj shtetasit Daniel Zotaj, dhe për këtë arsye ato do të mbajnë përsëri përgjegjësi penale, pasi në fund të fundit, ligji është i barabartë për të gjithë.

Ju bej thirrje organeve ligjzbatuese që të merren të pandehur këto persona për fallsifikim të provave në vendin e ngjarjes dhe së shpejti këto fakte do të bëhen publike në të gjithë televizionet në në Shqipëri dhe jashtë saj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesi e vonuar,por do vij nje dite: 11/08/2020 23:43

    Ske faj, ndjehesh i kercenuar. Ka pislleqe kjo pune, troc mbane ere. Po nje popull i tere qe endej dyerve te gjykates per nje te drejte te mohuar. Edhe kunati jote te hipoteka,ka 11 vjet aty, drejtor nendrejtor, shef sektori nuk la njeri pa i nxire jeten...po mos u merzit.....

    Përgjigju
  • Taulant: 11/08/2020 22:37

    S'ke faj ti bastard pasi shite drejtesine me para' sa deshe, u largove si legen nga detyra. Uroj te paguash per pislleqet qe ke bere ne moskryerjen e detyres dhe te te konfiskohet detyra plehre.

    Përgjigju
    • Belma: 12/08/2020 22:55

      Ja hengri koken Goshja i gomones me dashnoren , maloken belmA, qe e kalon neper duar dhe pastruesi i komunales, e kaloi dhe gjin gjoni , hahahahah nje batalion i ka hyp siper dhe i ngeci budallait, Alaudin , ate meritonte ....jete e hidhur fundi , kriminel i femijeve te vet , ka per te lare , ja kur ta helmoje dashnorja me djalin e vet , telenovele hahahahahahahhha

    • Mehmet: 12/08/2020 16:55

      Kujdesu te marresh ate qe te premtoi Avni Shuhu av.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”