Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët kthehen në Itali! Mediat paralajmërojnë: Një tjetër grup pritet të transferohet në Gjadër këtë javë (VIDEO)

LEZHË- Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët kanë lënë kampin e Gjadrit dhe janë nisur drejt Italisë. Anija e rojës bregdetare italiane mbërriti rreth orës 07:30 minuta të mëngjesit të 19 tetorit në Portin e Shëngjinit për transportin e emigranteve drejt shtetit fqinj.

Menjëherë pas ankorimit të mjetit lundrues në port, autoritetet Italiane nën shoqërimin e policisë shqiptare transportuan 12 emigrantet nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit.

Por pavarësisht këtij vendimi të gjykatës, media italiane 'La Repubblica' paralajmëron se qeveria italiane nuk është tërhequr dhe javës tjetër pritet të sjellë një tjetër grup me emigrantë në Gjadër. Media italiane paralajmëron se anija italiane me emigrantë mund të mbërrijë në Portin e Shëngjinit të mërkurën ose të enjten, në varësi të kushteve të motit.

12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën më 13 tetor nga Guardia di Finanza dhe që u sollën në Gjadër dy ditë më parë, 16 tetor, pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri.  Procedurat në port zgjatën vetëm pak minuta dhe emigrantet të shoqëruat nga forcat e Italisë hipën në anijen e rojës bregdetare, e cila rreth orës 9:00 u nis drejt Portit të Barit në Itali. Report Tv ndoqi gjithçka në Portin e Shëngjinit, nga momenti i mbërritjes së emigrantëve derisa ata hipën në anije. 

Vendimi i mor një ditë më parë 18 tetor, nga Gjykata e Romës bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta. Duke iu referuar edhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë, në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Romës thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye 12 emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali dhe jo në kampe, dhe as nuk mund të lihen të lirë në territorin shqiptar.

“Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”, argumentojnë gjyqtarët e Romës. Çka detyron Italinë që ti mbajë ata në qendrat e emigrantëve brenda territorit italian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:00
VIDEO/ Do kthehen në Itali, momenti kur emigrantët hipin në anije

12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti lanë kampin në Gjadër dhe hipën në anijen e rojes bregdetare italiane. Ajo do t’i kthejë në Itali, sipas vendimit të Gjykatës së Romës.

Report Tv sjell edhe videon e momentit, ku dallohen emigrantët teksa hipin në anije.

Ora 08:31
VIDEO/Do kthejë 12 emigrantët në Itali, anija ankorohet në Portin e Shëngjinit

 

Anija e rojës bregdetare italiane është ankoruar në Portin e Shëngjinit. Anija do të kthejë në Itali 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi që u vendosën në Gjadër, pas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Gjykata e Romës vendosi që 12 emigrantët duhet të kthehen në Itali dhe brenda pak orësh në Itali.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italian: 19/10/2024 09:03

    Nje loje e piste e Melonit qe e perdori Shqiperine per politike te brendshme te Italise. Normal qe e ka ditur qe eshte marreveshje e kundraligjshme dhe nuk ka per te insistuar sepse nuk jane budallenj ti japin para Rames. Turp per ata parlamentare shqiptare injorante e servila qe e votuan ate marreveshje, turp edhe per gjykaten tone kushtetuse qe u kthyhe ne nje vegel qorre te Rames. Vete Rama ne nje vende normal do kerkonte falje popullit te vet per kete lajthitje te tij. Turp edhe per ata servila te peshtire qe e mbushen mediat me rrena per borxh ndaj Italise e per ndihmen qe po i japim popullit Italiane. Tani ikni hani peshk tek restorantin e Melonit ne Shengjin.

    Përgjigju
    • Or tej: 19/10/2024 09:28

      Cfare ndihme po i japin popullit italian te cilit do i mbahen nga xhepat tij gjithe keto sorollatje te emigranteve sa lart e poshte or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Goditi me grusht bashkëshorten, arrestohet  57-vjeçari

Durrës/ Goditi me grusht bashkëshorten, arrestohet  57-vjeçari