Dy të arrestuarit që sfiduan për 12 orë RENEA-n në Orosh të Fushë Arrëzit mohuan të kenë lidhje me terrorizmin, por kjo nuk bindi gjykatën që i ka në masë “arrest në burg”. Avokati i Erzen Ukës pretendoi se klienti i tij ishte shok i Cumrakun, dhe se nuk kishte dijeni për armët që 34-vjeçari i kishte mbledhur sipas tij në fshat.
Erzen Uka dhe shoku i tij, Julian Cumraku, të arrestuar 2 ditë më parë pas 12 orësh nga forcat elitë RENEA në Orosh të Fushë Arrëzit, do të qëndrojnë në qeli. Të dyshuar për terrorizëm, Gjykata e Shkodrës caktoi për ta “arrest në burg”. Avokati i Erzen Ukës tha se zyrtarisht prokuroria ka vetëm akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, të cilat sipas tij nuk janë të Ukës, me të shkuar problematike.
“Ato armë që janë të vjetra, nuk dihet nëse funksionojnë, nuk e bëjnë përgjegjës Ukën se është posedues i tyre”, tha avokati Roland Islami.
Islami hedh dyshime për mënyrën se si Erzen Uka është plagosur në këmbë, duke drejtuar gishtin drejt policisë.
“Ngrita zërin në gjykatë sa i përket plagosjes së zotit Uka. I kërkova gjykatës, i cili nëse do të ishte plagosur nga policia, kërkova që të cilësohej i paligjshëm arrestimi, ose të identifikohej se kush e plagosi”, tha avokati.
Por, përse Erzen Uka ishte në Orosh, nëse jo për përgatitjen e ndonjë plani terrorist siç dyshon policia?
“Janë dy shokë me njëri-tjetrin. Cumraku tha e kam marrë si vëllain tim në banesë. Uka tha se kishte shkuar në atë banesë, se e kishte ftuar Cumraku në banesë, dhe nuk ishte në dijeni se kishte armë. Pasi ai e di shumë mirë se ishte në ndjekje nga policia, në vëzhgim”, tha Islami.
Teksa flamuri i ISIS sipas avokatit është thjesht një shkrim në mur, për armët e gjetura brenda shtëpisë thotë se Cumraku i argumenton si të gjetura në fshat.
Erzen Uka dhe Julian Cumraku dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist kur u pikasën nga policia. Për 12 orë nuk pranuan t’i dorëzohen RENEA-s, ndërsa u desh ndërhyrja e familjarëve për t’i bindur. Pas dorëzimit, kontrolli në brendësi të banesës zbuloi një arsenal të plotë luftarak, përfshirë 4 armë automatike, armë të tjera dhe një flamur i organizatës terroriste ISIS. Në Orosh dhe Fushë Arrëz dyshohet se edhe një person i tretë i ka shoqëruar, i paidentifikuar akoma nga policie. Prokuroria po heton për nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste, prodhimi i armëve luftarake, kundërshtimi i policisë dhe armëmbajtje pa leje.
Komente












Na mbushe mendjen o avokat! Armet na qenkan te vjetra,zor se funksionale e na i kane mbledhur ne fshat! I bie qe ky fshat na qenka me i armatosuri ne zone per capita,pastaj ku ke degjuar qe te dalin dy askushi e te mbledhin armet si hekurishte riciklimi?! Keto zona zor se i japin armet,kundrejt parave dhe mundet e nese dikush ka arritur t'ua mbledhe me fuqine e forces o miklimit,ky ka qene perhere e vetem shteti,jo dy mjekercjeper mendjelajthitur.Pastaj kush tha qe nje arme e vjeter nuk eshte funksionale?Ketu ku jetojme,nje here zbuluan se nje nga topat gati 300 vjecare qe perdorej per zbukurim ne nje park,mbi te cilin hipnin shpesh femijet per te luajtur,doli qe ishte aktiv akoma,ishte me fat qe ndonje camarok nuk i kishte vene ndonje shkrepese te ndezur.
Përgjigju