Gjykata e Tiranës: Vendimi
ndaj Tahirit më 25 qersho

Gjykata e Tiranës: Vendimi <br />ndaj Tahirit më 25 qersho
TIRANE - Shtyhet për në 25 qershor dhënia e vendimit për deputetin socialist Sajmir Tahiri. Gjykata e Tiranës kërkoi kohë për marrjen e një vendimi përfundimtar për Tahirin. Për rreth 1 orë e 30 minuta Tahiri ka paraqitur provat që disponon kundër fëmijëve të Kryeministrit. Pas përfundimit të seancës ai deklaroi se është në dorën e gjyqtarit nëse ai do t’i nënshtrohet presionit politik apo do të zbatojë ligjin për të dhënë vendimin e drejtë, në të kundërt do të kishim një falimentim të drejtësisë.

Sajmir Tahiri u padit për shpifje në nëntor të vitit të kaluar nga Shkëlzen e Argita Berisha. Në seancën e kësaj të mërkure ashtu si edhe në të kaluarën, salla e gjykatës u mbush jo vetëm me pjesëtarë të shoqërisë civile dhe monitorues ndërkombëtarë, por edhe nga deputetë socialistë, çka tregon se përballja gjyqësore mes deputetit dhe fëmijëve të kryeministrit po ndiqet me interes nga publiku.

(kz/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale