TIRANË – Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat, që dhunuan për vdekje Gjergj Prengën, të riun 17-vjeçar, pak ditë më parë në zonën e Kodrës së Priftit.

Policia bëri arrestimin e tyre më datë 29 mars në mëngjes. Vrasja ndodhi mbrëmjen e 28-marsit në vendin e quajtur “Kodra e priftit” në kryeqytet. Gjergj Prenga ndërroi jetë për shkak të hemoragjisë pasi u qëllua disa herë me levë.

Dy autorët ishin Besar Besnik Seci, 18 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Skerdilajd Faslli Hyka, 18 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Policia pasi ka zbardhur motivet e krimit ka arrestuar autorët në kushtet e flagrancës. Materilat iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të vrasjes me dashje e realizuar në bashkëpunim duke bërë të mundur arrestimin e tyre.

SI NDODHI VRASJA
Një sherr mes të rinjsh përfundoi me vdekjen e një 17-vjeçari, pasi u qëllua me levë nga disa persona, të cilët u identifikuan, por u bë i mundur vetëm arrestimi i njërit prej autorëve.

Gjergji Prenga ndërroi jetë për shkak të hemoragjisë pasi i qëllua disa herë me levë. Dy të rinjtë njiheshin mes tyre dhe po sqaronin një sherr të hershëm, i cili vijoi me përdorimin e fjalëve banale dhe përfundoi në vdekjen tragjike të 17-vjeçarit.

Si pasojë e konfliktit mes adoleshentëve, ka mbetur i plagosur një tjetër i ri i përfshirë në sherr, por gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. 18-vjecari Roland Roku është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.


Lajmi u përditësua
Redaksia online
(ar.sh/ad.ti/shqiptarja.com)