Është mbajtur sot seanca gjyqësore për motrat Berishaj, Antonela dhe Mariela, pasi akuzohen se dhunuan blogeren Klea Prenga në muajin gusht të këtij viti.
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë 'Arrest shtëpie' për Marielën dhe 'Detyrim paraqitje' për Antonelën.
Pas këtij vendimi ka reaguar Klea Prenga duke nxjerrë në dritë prova të reja, por edhe akuza të tjera ku ajo pretendon se motrat Berisha janë në proces gjyqesor në itali për tentativë vrasje të një mashkulli.
Klea ndër të tjera i ka konsideruar të rreme edhe dëshmitë e motrave Berisha në gjykatë ditën e sotme ku shprehen se kishin shkuar për të darkuar dhe se nuk e kishin planifikuar këtë sulm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klea Prenga ka publikuar një video ku tregon momentin e futjes së dy motrave në restorantin ku modelja po darkonte me miqtë e saj, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre.
“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot”, shkruan ajo.
Ndër të tjera, blogerja ka bërë edhe një deklaratë të fortë, ku thotë se motrat Berishaj janë në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli.
“A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ? Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan”, shprehet ajo.
Më tej Klea thotë se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore që drejtësia të triumfojë dhe motrat Berishaj të marrin dënimin e merituar.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, dalin në gjykatë dy motrat Berishaj! Arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
90.1%
-
Jo
5.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar për drogë, Gjykata e Tiranës sekuestron pasuritë e familjes së Sokrat Carit! Ndërroi jetë para 3 viteve
16 Janar, 10:12
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor 2024, 09:48
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit, ata mohojnë akuzën
14 Dhjetor 2024, 11:08
-
I dënuar për vrasjen e 4 policëve në 1997, izolohet në 41-Bis Fran Marashi
13 Dhjetor 2024, 15:07
-
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor 2024, 15:46
-
Vrasja e Martin Canit, avokatët e 14-vjeçarit të arrestuar apelojnë masën 'arrest me burg', kërkojnë zbutje të saj
5 Dhjetor 2024, 13:01
-
I dënuari del me leje nga Burgu i Rrogozhinës dhe nuk kthehet më! I kishin mbetur edhe rreth 4 vite izolim, prej tre ditësh në arrati (EMRI)
5 Dhjetor 2024, 12:56
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor 2024, 21:19
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor 2024, 09:36