TIRANË- Gjykata e Tiranës vërteton mandatin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili në 30 qershor mori besimin e qytetarëve të Tiranës për një tjetë mandat.

Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se kjo seancë u drejtua nga gjyqtari Dritan Caka. Në mbledhjen  e sotme, gjykata ka konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas betimit në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Veliaj nis edhe zyrtarisht rrugëtimin si kryebashkiak për katër vitet e a ardhshme.

Pritet që brenda kësaj  jave, Gjykata t’i hapë rrugë konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak që pritet të nisë punën normalisht.

Veliaj u rikonfirmua në krye të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit ku kandidonte përballë rivalit nga Bindja Demokratike Arben Skënderi.

Ai u shpall fitues me 152,230 vota e ndërsa  riavli i tij Arben Skënderi nga partia Bindja Demokratike mori 9364 vota.