FIER - Gjykata e Fierit ka lënë në burg Gentjan Shahinaj, si autori i dyshuar për vrasjen e 21-vjeçarit Andi Prifti.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 25-vjeçarin, ndërsa avokati i Shahinajt i ka kërkuar gjykatës një masë më të lehtësuar, pasi sipas tij autori nuk përbën rrezik për t’u larguar, si dhe s’ka prova të mjaftueshme për akuzën e krimit.
Megjithatë, gjykata ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë, duke lënë 25-vjeçarin në kushtet e “arrestit me burg”.
Gentjan Shahinaj u arrestua nga policia dy ditë më parë nën akuzën e vrasjes me paramendim të Andi Priftit më 20 janar të këtij viti në vendin e quajtur “Kulla e Ujit” në periferi të Fierit.
*Foto, 21-vjeçari Andi Prifti
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja, në prgan Gentian Shahinaj