Gjykata Gjermane 100 mijë Euro
gjobë Flori Mumajesit
100 000 Euro është shuma të cilën ka detyrë të paguajë këngëtari Flori Mumajesi pas dy deklaratave të gabuara të bëra ndaj kompanisë muzikore “Acromax”. Nëse ai vazhdon me
100 000 Euro është shuma të cilën ka detyrë të paguajë këngëtari Flori Mumajesi pas dy deklaratave të gabuara të bëra ndaj kompanisë muzikore “Acromax”.
Nëse ai vazhdon me akuzat e tij të gabuara ndaj kompanisë muzikore “Acromax” do të jetë i detyruar të paguajë edhe 250 000 euro të tjera ose në rast të kundërt do të kryejë burg.
Ky ka qenë vendimi i marë ditën e djeshme nga Gjykata e Landit te Aachenit ne Gjermani, pas ankesave që Flori Mumajesi ngriti në lidhje me këngën “Qaj” dhe këngën “I Wanna Bring It Up” kundra Arkiva Shqip.
Ai deklaroi në mënyrë të gabuar kundër kompanisë “Google/You Tube që ato materiale kanë shkelur të drejtat e tij.
Vendimi i sipërpërmendur është marë nga tre gjyqatarë, të cilët kanë ndjekur këtë çështje.
Gjykata ka marrë si bazë kontratën që Flori ka nënshkruar me kompaninë “Acromax” për dy veprat që ja ka licencuar kompanisë Acromax deri më datë 19.01.2014.
Nga ana tjetër avokatët e Florit nuk e kanë refuzuar marjen e vendimit dhe kanë argumentuar se nuk do të përfaqësojnë atë për këtë çështje.
Arsyeja mbetet ende për tu sqaruar.
Në lidhje me këtë çështje një debat i madh u publik u zhvillua në rrjetet sociale dhe media të ndryshme prej më shumë se dy javësh.
Kjo lindi si rezultat i mosmarrëveshjeve mes këngëtarit Flori Mumajesi dhe kompanisë së madhe muzikore “Acromax”.
Një javë më parë ishte këngëtari Mumajesi i cili hodhi në gjyq kompaninë “Acromax GmbH” për cënimin e të drejtave autoriale për shfrytëzimin e veprave muzikore, të dy këngëtarëve shqiptar, Elvana Gjatës dhe 2po2
Ndërsa tanimë vjen reagimi i Acromax në lidhje me të gjitha akuzat e këngëtarit.
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
10/3
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.4%
-
Edi Ramën
27.6%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 5908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytja e Vlorës, inxhinieri Bushi: Hidrovoret janë ndërtuar mbi 40 vite më parë, kanë nevojë për investime! Nëse ka rënë shi mbi kapacitetin e tyre...
7 Tetor, 15:52
-
Studentët preferojnë Infermieri, Ekonomik, Inxhinieri! Mësuesitë në pikën kritike, Rektorët: Duhet t’i reformojmë!
7 Tetor, 15:47
-
Lajçak tentativa për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi: Shpresoj që të ketë takime javët e ardhshme
7 Tetor, 15:35
-
Gjykatës së Fierit i shtohen 5 gjyqtare të reja, shkon në 17 numri total i trupës gjykuese (EMRAT)
7 Tetor, 15:34
-
Artur Ajazi: Berisha si Lenini
7 Tetor, 15:28
-
Ilir Meta dhe anëtarët e PL i bashkohen protestës së thirrur nga Berisha
7 Tetor, 15:15
-
Kamioni përfshihet nga flakët në Bypass-in e Fierit! Shikoni videon
7 Tetor, 15:14
-
Nis vaksinimi falas kundër gripit! 280,000 doza në të gjithë vendin
7 Tetor, 15:06
-
VIDEO VIRALE/ Nga Gërdeci te 21 Janari tek apartamentet jashtë vendit të familjes Berisha: Ja pse duhet protestuar sot
7 Tetor, 15:06
-
Përmbytjet në Vlorë, Dredha: Mund të përmirësojmë gabimet që janë bërë në 30 vite
7 Tetor, 15:00
-
Izraeli vijon sulmet, një vit nga ngjarjet e 7 tetorit! Hamas lëshon 4 raketa gjatë ceremonive përkujtimore! Netanjahu thërret urgjentisht Këshillin e Sigurisë
7 Tetor, 14:57
-
Protesta e Opozitës, Ambasada amerikane këshillon personelin: Shmangni demonstratën
7 Tetor, 14:51