FIER - Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet burgim, pas njohjes së vendimit të një gjykate greke, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin Alfred Koxhaj, 41 vjeç, banues në Ballsh.
Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për vepren penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".