Një gafë e prokurorisë së Sarandës që kishte marrë dhe vulën e Gjykatës u korrigjua 10 ditë më vonë po nga kjo gjykatë, duke çliruar një hotel në Ksamil të vënë gabimisht nën sekuestro.
Më 21 shtator, Prokuroria e Sarandës njoftoi se hoteli “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, me 5 kate ishte ndërtuar pa leje, e për këtë arsye kishte kërkuar sekuestrimin. E gjitha pas hetimeve që prokuroria deklaronte se kishte bërë për dy vepra penale “Ndërtim I paligjshëm” dhe ‘Shpërdorim detyre”, e të cilat madje do të vijonin “për identifikimin dhe individualizimin e përgjegjësisë për të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje”, duke lënë të kuptohej dhe përfshirjen e zyrtarëve që kishin lejuar ndërtimin pa leje.
Por në fakt, hetimi, kishte anashkaluar një fakt të thjeshtë dhe publik. Hoteli ishte ndërtuar në bazë të një vendimi të ligjshëm të lëshuar nga Baashkia ne nëntor të vitit 2024. Për më tepër, dhe numri i pasurisë, ishte vënë tërësisht i gabuar.
Pronarët e hotelit, iu drejtuan sërish Gjykatës, e cila këtë herë u njohu atyre të drejtën, duke urdhëruar tanimë, lirimin e hotelit nga sekuestroja.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento