TIRANE- Erion Veliaj la një mandat 4-vjeçar për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Ka qënë Gjykata e Tiranës e cili ka konfirmuar vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të ri. Gjykatësi Neritan Cena pasi shqyrtoi kërkesën e bërë nga Erion Veliaj ka dhënë vendimin për vlefshmërinë e mandatit. Për të ushtruar detyrën Kryebashkiaku i ri duhet të bëjë betimin në Këshillin Bashkiak. Por, kjo procedurë duket se do të shtyjë edhe për disa ditë betimin e Erion Veliajt si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në këshill.
Partia Konservatore ka ankimuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, rezultatin e Këshillit Bashkiak, duke “bllokuar” mbledhjen e parë që ishte planifikuar të bëhej këtë javë. Sipas ankesës së paraqitur në KQZ nga konservatorët, ka patur tjetërsim votash në disa kuti për anëtarët e këshillit. KQZ pritet që të shqyrtojë sot këtë ankesë dhe nëse e rrëzon atë, atëherë Partia Konservatore mund t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.
E gjithë kjo procedurë mund të zgjasë deri në datën 21 korrik dhe më pas të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak. Në këtë mbledhje do të zgjidhet kryetari i ri i këshillit dhe do të betohet Kryebashkiaku Erion Veliaj. Gjithashtu në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të zgjidhet zëvendëskryetari i këshillit dhe anëtarët që do ta përfaqësojnë në këshillin e qarkut.
/Shqiptarja.com