Por kjo gjë ka sjellë reagimin e të pandehurit, i cili ka deklaruar se, nuk është detyrë e tij që të zgjedhë.
“Nuk kam pse të zgjedh unë, zgjidheni ju një avokat e ma caktoni”, ka thënë në fjalën e tij, gjatë seancës së sotme.
Gjykata ka bërë të ditur se, Dhoma e Avokatisë së Tiranës ka sjellë gjatë ditës së sotme ka sjellë një listë me 100 avokatë të tjerë, jo ata që janë refuzuar më parë nga Dritan Dajti.
Pas kësaj, i pandehuri është larguar nga salla. Dritan Dajti akuzohet se në datën 9 gusht të vitit 2009, në Durrës ka vrarë katër efektivë policie të cilët kishin shkuar për ta arrestuar atë. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të pistës Iliria në qytetin bregdetar.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)