Gjykata ilegale në Veri të Kosovës
mund të dënojë ish-luftëtarët e UÇK
Një gjykatë ilegale që vepron në veriun e Kosovës, midis shumë vendimesh, ka shqiptuar edhe atë për dënimin e tetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Nga Marrëveshja e 19 prillit, e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të legjitimohen shumica e vendimeve që gjykatat ilegale kanë marrë.
PRISHTINË - Një gjykatë ilegale që vepron në veriun e Kosovës, midis shumë vendimesh, ka shqiptuar edhe atë për dënimin e tetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Në këtë tetëshe bën pjesë edhe Anton Çuni, deputeti që ka dhënë votën për ratifikimin e Marrëveshjes së 19 prillit, e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e cila pritet të legjitimojë shumicën e vendimeve që gjykatat ilegale kanë marrë.
E ashtuquajtura Gjykatë e Lartë në Mitrovicë para një viti e gjysmë ka dënuar me nga 15 vjet burgim këta ish-pjesëtarë të UÇK-së, për të cilët ka thënë se “janë të detyruar ta vuajnë dënimin menjëherë pas aktgjykimit të plotfuqishëm”, shkruan "Koha Ditore".
Nëntorin e 2011-s, një kopje e aktgjykimit i kishte mbërritur në Beograd, Lozanka Radoiçiçit, nënës së Vladimir Radoiçiçit, një ushtar serb i vrarë në vitin 1998 në Koshare, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Si provë për dënimin, gjykata ilegale serbe kishe përmendur një xhirim që dëshmonte vrasjen, e bërë nga efektivat e UÇK-së.
Deputeti Çuni dhe të tjerët kurrë nuk ishin paraqitur në ndonjë seancë gjyqësore. Ata ishin dënuar në mungesë. Por, ishin vënë në dijeni me vitet burg që u ishin shqiptuar.
Çuni ka konfirmuar marrjen e aktgjykimit. “E kam një dënim prej gjykatës serbe që është e instaluar në Mitrovicë, e cila më ka dënuar me 15 vjet burgim”, ka thënë ai. “Dua me ta tregu një paradoks: aktakuza më ka ardhur nëpërmjet institucioneve të Kosovës. Postieri ma ka sjellë në shtëpi. Nëse unë duhet me pas njëfarë hidhërimi, duhet me e pas në institucionet tona”.
Ky deputet i LDK-së, i cili para se të hynte në politikë ka zhvilluar karrierë ushtarake, duke qenë pjesë e UÇK-së, TMK-së e FSK-së, është përmbajtur nga vlerësimi për statusin që duhet dhënë të tilla lëndëve të gjykatave ilegale. Por, pjesa më e madhe e të tilla vendimeve do të legjitimohen, ka thënë një burim i gazetës. Sipas tij, do të studiohen vetëm “lëndët më të ndjeshme”, që eventualisht mund t’i nënshtrohen një rigjykimi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4460
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18