Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë burg për gjyqtarin Ibrahim Hoxha, djalin e tij Ledian Hoxha, Dritan Jazexhiun dhe Novruz Gajdën.
Edhe pse organi i akuzës kishte kërkuar masën “arrest me burg”, trupi gjykues ka vendosur masë me arrest të kufizuar, për t’i lënë kohë palës akuzuese që të paraqesë filmimet nga kamera e sigurisë. Ibrahim Hoxha u prangos pasditen e 2 Majit teksa dilte nga banesa e tij për të shkuar në zyrën e tij pranë gjykatës së Tiranës.
Pasi kishte marrë 600 mijë lekë, Hoxha do të shkruante vendimin në favor të palës që kishte bërë pagesën, në mënyrë që ta shpallte më 3 Maj në ora 09:15 min.
Seanca e masës së sigurisë u drejtua nga gjyqtari Idriz Mulkurti, ndërsa pala e akuzës u përfaqësuesua nga prokurorja Dolorez Musabelliu, e cila pre 4 muaj hetonte rastin e korrupsionit të gjyqtarit.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com