Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e këresës së Fredi Belerit për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në burg pa afat pas arrestimit për korrupsion në zgjedhje më 12 maj.
Kushtetuesja tha në një njoftim se në ankimin e Belerit përmes avokatëve, kërkohet shfuqizimin për papajtueshmëri me ligjet themeltare të shtetit i vendimeve për masën me burg ndaj Belerit, të lëna në fuqi nga gjykata e Lartë më 25 korrik 2023. Mbledhja e Gjyqtarëve të Kushtetueses ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
"Ju informojmë se në Gjykatën Kushtetuese në datën 28.09.2023 është paraqitur dhe regjistruar me nr. 2 (Dh) 2023 regjistri themeltar, datë 28.09.2023 kërkesa me kërkues Dhionisios Alfred Beleri, me objekt: “Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-1313 (224), datë 25.07.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i vendimit nr. 19, datë 01.06.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe i vendimit nr. 46, datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”
mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në datën 23.10.2023, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve" informoi sot gjykata Kushtetuese.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik dhe kërkon lirimin për të kryer betimin.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Posaçme.
O legena ka vrare ushtare a keni pak dinjitet behuni pak Orban i Hungarise behuni vetvetja,ska shanc te lirohet Beleri.Po u lirua Beleri lironi dhe Jamamber Malltezin te pakten ky i fundit ka gjak shqiptari lironi dhe Saimir Tahirin(vertet ka lejuar kontrabanden ne kohen qe ishte minister por me nje pjese te lekeve i bleu shtepi nje polici te varfer) ku per mendimin tim duhet te ishin ne burg Saliu Ilir Meta e bandat e tyre.
Përgjigju