'Venecia' shqyrton 30 qershorin në 14 tetor! Shqipëria e vetmja me kërkesë nga Gjykata Kushtetuese, shtetet e tjera nga ministra e deputet

TIRANË- Me datën 14 tetor, Komisioni i Venecias pritet që të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për një opinion për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas Komisionit të Venecias, çështja do të shqyrtohet, pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për të adresuar juridiksionin mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, për zgjedhjet e vitit 2019.

‘Më 9 korrik 2021 Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kërkoi një opinion “amicus curiae” për të adresuar në veçanti juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, në marrëdhënie me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Kjo çështje do të trajtohet në seancën e 129 të Gjykatës (dhe seanca me datat 14-16 Tetor)’,- thuhet në njoftimin e Komisionit të Venecias.

Komisioni i Venecias do të japë një opinion këshillimor, e cila do të përdoret nga Gjykata Kushtetuese si pjesë argumentuese për të marrë një vendim në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Megjithatë, ajo që është interesante për t'u evidentuar është se referuar axhendës së Komisionit të Venecias, publikuar në faqen zyrtare, vetëm nga Shqipëria kërkesa për opinion është bërë nga një Gjykatë Kushtetuese. Kërkesat e tjera të shteteve vijnë nga ministra dhe deputetë, dhe jo nga një Gjykatë Kushtetuese siç nga ndodhur me Shqipërisë. Në shtete të tjera psh. si Ukraina, kërkesa për opinion është bërë nga zëvendës Kryeministri. Ngjashëm është edhe për shtete të tjera, si Gjerogjia, ku kërkesa për opinion është bërë nga kryetari i parlamentit. Sakaq edhe vende të tjera si Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Armeni, Maqedonia e Veriut, Malta, Ukraina evidentohet fakti se kërkesat për opinion janë bërë nga politikanë, apo funksionarë të qeverive përkatëse.

Gjithashtu, vihet re se në asnjë prej kërkesave të shteteve të tjera nuk kërkohet opinion për vlefshmërinë e zgjedhjeve, por pjesa më e madhe e tyre është për disa ligje të caktuara ndyshimet në Kodin Zgjedhor, ligjin organik për gjykatat e përbashkëta apo edhe për barazinë gjinore.  

Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të 2019 dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion. Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi në emër të shoqatës së bashkive ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkoi që ky proces zgjedhor të mos njihet. Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, e cila sot është ish kryetare pasi pak javë më parë në krye të shoqatës së Bashkive u vendos Pjerin Ndreu.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje