Gjykata Kushtetuese nga sot e plotë me të 9 anëtarët e rinj, nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit! Ja procedura

Gjykata Kushtetuese nga sot e plotë me të 9 anëtarët e rinj, nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit! Ja procedura

Gjykata Kushtetuese

Me zgjedhjen sot nga Gjykata e Lartë të Holta Zaçajt si anëtaren e nëntë të Gjykatës Kushtetuese, i cila zëvendësoi kryetaren në detyrë me mandat të mbaruar Vitore Tushën, ky institucion ka hapur sot procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Vetë Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka mbajture një mbledhje të posaçme dhe ka vendosur fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit.

“Kërkesa për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 7 ditë nga fillimi i detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Me zëvendësimin e Vitore Tushës, që i kishte mbaruar mandati që prej vitit 2017 por qëndronte në detyrë deri sa të zëvendësohej sipas ligjit mund të thuhet se nis epoka e re për Gjykatën Kushtetuese, ajo që lë krejtësisht mbrapa historinë e para reformës në drejtësi.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që mund të jenë edhe kandidatë potencialë, janë:  Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.

Pas mungesave të krijuara nga procesi i vettingut, Gjykata Kushtetuese e nisi punën në dhjetor 2020, pasi u plotësua kuorumi me 7 anëtarë. Aktualisht, me shtimin e Ibrahimit në radhët e saj, ajo ka në përbërje 9 anëtarë. Gjykata e Lartë propozon dhe ka te drejtë emërimi për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9 që ka gjithsej ajo. 3 përzgjidhen nga presidenti dhe 3 të tjerët nga Parlamenti.

Zgjedhja e kryetarit të Kushtetueses

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short. Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë