Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin 15 % për profesionet e lira! Mbetet në fuqi 23% për ata me të ardhura mbi 14 mln lekë

Tirane- Gjykata Kushtetuese shfuqizoi sot tatimin 15 % për profesionet e lira. Sipas këtij vendimi ata që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim. Ndërsa ata që marrin mbi 14 milionë lekë do të tatohen 23%.

Pas shqyrtimit gjyqësor gjykata me shumicë votash vendosi të shfuqizojë 2 pika: Neni 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dhe neni 4 i VKM-së nr. 753/2023, si dy pika që cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mosrespektimit të parimit të sigurisë juridike.

Në vendimin e lexuar nga vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj thuhet se ishte një masë joproporcionale dhe se këto kategori do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla.

Lidhur me themelin e pretendimeve të kërkuesve, Gjykata pa vënë në dyshim hapësirën e gjerë të vlerësimit të ligjvënësit dhe diskrecionin e tij në fushën fiskale, vlerësoi se neni 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dhe neni 4 i VKM-së nr. 753/2023, cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mosrespektimit të parimit të sigurisë juridike (në kuptim të pritshmërive të ligjshme dhe qartësisë së normës) dhe parimit të proporcionalitetit. Gjykata arriti ne kete perfundim duke mbajtur ne konsiderate skemën tatimore dhe ne vecanti faktin se detyrimi tatimor prej 15 % ndaj kesaj kategorie tatimpaguesish filloi të zbatohej menjëherë pa u lënë kohë të mjaftueshme atyre të përshtateshin me skemën e re tatimore.

Sa me sipër, Gjykata mbajti në vëmendje se ndonëse ligji ka hyrë në datën 18 Maj 2023 dhe i shtrinte efektet e tij nga data 1 Janar 2024, lista analitike e shërbimeve hyri në fuqi në datën 23 Dhjetor 2023 sipas nenit 4 të VKM-së nr. 753/2023 pra vetëm disa ditë para fillimit të efekteve të ligjit.

Gjithashtu, Gjykata vlerësoi se  norma e tatimit prej 15 % e parë së bashku me kohën e zbatimit të saj nuk e kalon  testin e proporcionalitetit, pasi nuk rezulton të jetë masa më e përshtatshme, në kushtet kur ka masa të tjera alternative, të cilat vetë ligjvënësi i ka evidentuar të zbatohen për kategoritë e tjera të tatimpaguesve mbi të ardhurat.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi me shumicë votash:

Pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe shfuqizimin e nenit 69, pika, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dhe të nenit 4 të VKM-së nr. 753/2023. Rrëzimin e kërkimeve për shfuqizimin e dispozitave të tjera të ligjit"

 Me këtë vendim gjykata vendosi të pezullojë taksimin me 15 – 23 % për rreth 29 mijë biznese që furnizojnë shërbime profesionale të konsideruar si profesionistë të lirë.

"Kur themi pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar kërkimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshme normën e tatueshme prej 15% për profesionet e lira, të vetëpunësuarit që furnizojnë me shërbime profesionale”

Në thelb u shfuqëzua fakti që norma e tatimit zero % që i atribuohet individëve tregtar pra kategorisë tjetër brenda të njëjtës klasë nuk aplikohet mbi tatimpaguesit që furnizojnë  shërbimeve profesionale. Norma e tatimit zero %  nuk aplikohet në tatim paguesit e përcaktuar në ndarjen 2 i dhe 3 i të cilët furnizojnë shërbime profesionale.  Lista e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale. Pra u shfuqizua kjo dispozitë e cila nuk lejonte që masa 0% e tatimit të aplikohej për kategorinë e tatim paguesve të vetëpunësuar të cilët furnizojnë shërbime profesionale. 

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë që prekeshin nga ky ligj. Kërkesa për të shfuqizuar tatimin u bë nga 38 deputetë të Partisë Demokratike, ekspertët e licencuar, kontabilistët audituesit dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kërkesat e të cilëve u bashkuan në një të vetme.

 


 

Neni 4 i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Kushtetuesja rrëzoi tatimin 15% për profesionistët e lirë, reagon Tabaku: PD dhe qytetarët fituan një betejë

1719509738_joridatabaku.png

Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi tatimin 15% për profesionistët e lirë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka cilësuar këtë vendim si një fitore për qytetarët dhe PD.

Teksa foli në një deklaratë për media nga Kuvendi ditën e sotme, Tabaku u shpreh tatimi mbi profesionet e lira ishte antikushtetues dhe se sipas saj nuk kishte bazë ligjore për tatimin e asaj kategorie.

“Në fituam sot një betejë sepse GJK sot doli me vendim që tatimi mbi profesionet e lira është antikushtetues, që i diskriminonte profesionet e lira. Për këtë arsye nuk ka asnjë bazë ligjore që ky tatim të trajtohet ndryshe nga profesionet e lira. Kjo është një betejë e fituar e grupit parlamentar të PD, e profesionistëve të lirë, por më tepër është një betejë e fituar për qytetarët shqiptarë”, tha Tabaku.

Ora 18:55
Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin 15 % për profesionet e lira, Qendresa Qytetare: Doli kundër gjobëvënies

Gjykata Kushtetuese sot rrëzoi ligjin për tatimin mbi profesionet e lira, duke shfuqizuar kështu tatimin 15% që qeveria kërkoi tu ngarkonte profesioneve të lira.

Qëndresa Qytetare në një reagim tha se u votua kundër gjobëvënies, pasi me këtë taksë qindra sipërmarrje të lira do të kyçeshin dhe profesionistët do të ishin të ekspozuar përballë një tjetër vale eksodi.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese argumentohet se nuk u respektua parimi i sigurisë jurdike si dhe parimi i proporcionalitetit dhe se këto kategori do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla. Që në fillimet e propozimeve të kësaj takse e ka cilësuar atë gjobëvënie, që do kishte pasoja fatale për profesionet e lira.

Ky vendim nuk ishte rastësi pasi vjen një ditë pas protestës qytetare kundër Bandës Onkologjikut, teksa në 13 Qershor qytetarët u tubuan pikërisht përballë kësaj gjykatë për të protestuar kundër taksës për profesionet e lira.

Me këtë taksë qindra sipërmarrje të lira do të kyçeshin dhe profesionistët do të ishin të ekspozuar përballë një tjetër vale eksodi" thuhet në reagimin e saj. 

Qëndresa Qytetare vlerëson se qeveria duhet të hartojë politika mbështetësë për profesionet e lira si një mekanizëm për nxitjen e sipërmarrjes dhe kthimin e Shqipërisë në një oaz të profesioneve të lira.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 28/06/2024 17:35

    Bravo Gjykates Kushtetuese per nje vendim me se te drejte dhe objektiv per rezimin e ligjit antikushtetues dhe diskriminues per ate pak elite intelektuale dhe profesionale qe i ka mbetur kesaj Shqiperie te copetuar !

    Përgjigju
  • engjelli: 28/06/2024 13:54

    Gjykata kushtetuese gjykoj me ftohtesi dhe realizem.Julumte .Mendoj se duhet te na kthehen vlerat e arketura perpara miratimit te ligjit

    Përgjigju
  • Ekonomist i vjeter: 28/06/2024 13:52

    Autori qe propozoj Ligjin famekeq te profesioneve te lira dhe qe e komentonte neper televizione eshte ekonomisti pe Korce Niko Lera.Te jem ne vendin e tij do jepnja doreheqje se per mua ai eshte deshtak.Edhe ne se ai detyroheshe ta mbronte kete ligj per ta mbajtur vendin e punes perseri eshte me faj per faktin se si ekonomist strukturat e larta te shtetit nuk mund ti besh elozhe nje Ligji te tille qe bie ndesh me aktivitetet e tjera .

    Përgjigju
  • Ermira B.: 28/06/2024 11:25

    Bravissima Jorida Tabaku. Hera e pare qe nje deputet i PD ben dicka reale ne sherbim te qytetareve. E meriton voten dhe falenderimet e te gjithe profesionisteve te lire....

    Përgjigju
  • Labi: 27/06/2024 22:17

    Nje bravo per gjyqtaret qe e votuan shfuqizimin e “gjobvenies”, por nje turp i madh per gjyqtarer qe kane dale ne pakice. Meqenese jane ne pakice ju them qe gjysmen e pages dhurojeni shtetit meqe ju dhimbset

    Përgjigju
  • Gezimi: 27/06/2024 21:03

    Bravo Jorida Tabaku per kete fitore ne emer te te gjithe profesionisteve te lire. E meriton voten e te gjithe ketyre profesionisteve. Bravo Gjykata Kushtetuese qe e mbrojti pandeshmerine e qeverise me keto tatime mbi tatime se na pine gjakun. Urime te gjithe atyre profesionisteve qe mbijetojne ne kete treg te dezinformuar

    Përgjigju
  • Bravi: 27/06/2024 21:02

    Bravo

    Përgjigju
  • Komision: 27/06/2024 20:29

    nje berber qe merr 20000ose 30000 nuk paguan shtetin nje agjensi biletash qe merr 30 euro ne dite 20 i don qeraja 10 shteti dhe per vete varrja ky eshte steti ku 140000 per agjensite behen per 1 muaj i kllogarit shteti zhito bashte me taksen brenda ne xhiro .

    Përgjigju
    • Lala: 28/06/2024 06:34

      PSE berberi spaguan qera? Pyes Kot me e dit

  • Reshati: 27/06/2024 20:26

    Ky min financave, “No Face, No Name, No Numner” si kenga, prandaj qeverisemi keq ne nga keto pseudo politikan qe dun me fut doren ne xhepat e bizneseve te vogla, per ti tregu shefit sa i mire eshte

    Përgjigju
  • Flora: 27/06/2024 20:25

    Per tu falenderuar gjykata kushtetuese, nje falenderim me zemer. Un jam profesionist me xhiro 10 mln dhe realisht skam pse tatohem se ato leke jane te familjes dhe biznesit familjar. Faleminderit dhe urime per integritetin e gjyqtareve te kushtuses

    Përgjigju
  • Indrit: 27/06/2024 20:12

    Me ne fund nje vendim i drejte, i lumte gjykates kushtetuese! Po duhet te kthehen edhe ato qe kane paguar keta njerez keta muaj duke qene qe u vertetua qe s'ishte kushtetuese.

    Përgjigju
  • Titi: 27/06/2024 19:26

    Bravo Gjykata Kushtetuese, shyqyr ka njerez te drejte qe kane vendosur mbi politiken. Eshte e paprsnueshme qe un si profesionist i lire me xhiro jo me te madhe se 12 mln te paguaj nga xhepi familjes tatime hajdutesh prej 15%

    Përgjigju
  • Arseni: 27/06/2024 19:01

    Vendimi i Gjykates Kushtetuse eshte per tu pershendetur. Ky vendim shmangu pervec nje lincim te ligjeve ekonomike te shoqeris shqiptare, mbrojti dhe shtetin demokratik ku po tentohej te zhdukej kushtetushmeria dhe bashkejetesa e ne nje komb, kur ligji ne fjale do zbatohej me pasoja, si eleminimi I nje institucioni sic eshte Gjykata Kushtetuse dhe pasiguria dhe mosbesimi per egzistencen e shtetit Shqiptar. Mbeshtetje per LIGJIN, kundervenie per ANTILIGJIN.

    Përgjigju
  • Pushka top: 27/06/2024 18:55

    Pushka top Gjykates Kyshtetuese. Ka shprese ne kete vend dhe akoma njerez me integritet! Na quajten hajdute, ne te fundit me deshiren per te jetuar ne kete vend.

    Përgjigju
  • Or tej: 27/06/2024 18:53

    Ishte e pakuptimte te paguaje paraprakisht nje tatim qe llogaritej mbi vitin paraardhes si dhe ta paguaje ne 9 kishte sepse viti 2024 kishte 3 muaj qe kishte filluar or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Franca mban zgjedhjet parlamentare! E djathta ekstreme shpreson të bëjë histori

Franca mban zgjedhjet parlamentare! E djathta ekstreme shpreson të bëjë histori