Gjykata Kushtetuese shkarkon
përfundimisht Elvis Rroshin

Gjykata Kushtetuese shkarkon<br />përfundimisht Elvis Rroshin
TIRANE- Tre muaj pas shkarkimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Qeveria, Elvis Roshi ish-kryebashkiaku i Kavajës humb betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese.
 
Me shumicë votash kjo gjykatë ka vendosur të rrëzojë padinë e Rroshit dhe të lerë në fuqi vendimin e 29 dhjetorit 2016 që shkarkoi Rroshin. 

Votimi ka qenë unanim, 8-0 pro shkarkimit të Rroshit si kryebashkiak dhe rrëzimit të kërkesave që ai kishte bërë kanë votuar gjyqtarët: Bashkim Dedja, Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo.
 
Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese janë rrëzuar katër pretendimet e Rroshit të cilat lidheshin me shfuqizimin e vendimit të KQZ-së, atë të qeverisë, vendimin e Prokurorisë dhe antikushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit.
 
"Gjykata, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 115 dhe 134/1/i të Kushtetutës, si dhe të neneve 70 e në vijim të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, VENDOSI:- Rrëzimin e kërkesës", Sqarohet në vendimin e Kushtetuese.

Vetë Rroshi nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme ndërsa avokati i tij Theodhori Sollaku u shpreh se Rroshi po dënohet dhe pse ndaj tij nuk ka një dënim të formës së prerë.  

Tashmë me këtë vendim, Rroshi nuk është kryebashkiak në Kavajë dhe pritet që sapo të botohet në Fletore Zyrtare Presidenti të caktojë datën e zgjedhjeve lokale në qytetin e Kavajës.

Për veprat penale në ngarkim të Rroshit, si ajo e përdhunimit në Itali, për të cilën ka edhe një dënim në shtetin fqinj, ligji i Dekriminalizimit e përjashton atë përjetë nga çdo funksion publik

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 07.03.2017, mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues:  Elvis Rroshi
Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Shqiperisë, Këshilli i Ministrave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme
          
Objekti: 1. Shfuqizimi i nenit 2, pika 1, shkronja (a); neni 2 pika 2 neni 4 pika 1, pika 5 pika 6 dhe pika 7, ne nenin 10 fjalet “ moszgjedhje” dhe shkronja “d”; neni 14 dhe neni 15 për funksionarin publik kryetar i bashkisë, të ligjit nr 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike".
  2. Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.952, datë 29.12.2016 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Rroshi.”
  3. Shfuqizimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr.174, dat ë 29.12.2016 “ Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme  për funksionarin publik, zoti Elvis Rroshi.”
 4. Shqyrtimi i kushtetutshmërisë së të gjithë ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Gjykata, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 115 dhe 134/1/i të Kushtetutës, si dhe të neneve 70 e në vijim të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.
 
VENDOSI:
 
- Rrëzimin e kërkesës.


Seanca në Kushtetuese
Avokati i Rroshit kërkoi që vendimi i KQZ-së, vendimi i qeverisë dhe ligji i Dekriminalizimit, të shpallen si të pavlefshëm dhe antikushtetues.

Këto pretendime të Sallakut u kundërshtuan nga Juristi i Qeverisë dhe ai i Parlamentit të cilët u shprehën se kanë respektuar ligjin teksa kanë vendosur të miratojnë me 3/5 ligjin e dekriminalizimit e çka solli e shkarkimin e Rroshit më pas nga qeveria.

Seanca u shoqërua me debat ndërmjet avokatit të Rroshit dhe përfaqësuesit të KQZ-s pasi sipas Sallakut, Rroshi po dënohet pa vendim, pasi KQZ disponon një vendim të formës së prerë siç pretendohet se Rroshi është dënuar në itali.

Ndërkohë në nisje të gjykimit kushtetuesja rrëzoi një kërkesë të Rroshit për shtim padie në lidhje me shfuqizimin e disa neneve në ligjin e dekriminalizimit si dhe hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për një seancë me dyer të mbyllura.

Më 29 dhjetor 2016 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, si dhe për deputetët e  Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri. 

Po atë ditë qeveria mori vendim për shkarkimin e tij. Megjithatë opozita denoncoi faktin se Rroshi vijon të jetë në krye të detyrës. Këtë e  vërtetoi me një dokument  që mban vulën e Bashkisë së Kavajës dhe firmën e Elvis Rroshi dhe i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ngritjen e selisë së KZAZ-së, Nr. 42.

kushtetuesja per roshin

(d.b-l.q/Shqiptarjal.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg