Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nesër vendimin e plotë për ligjin shumëdiskutuar të Vettingut.
Burime pranë kësaj gjykate thanë për Shqiptarja.com se vendimi i arsyetuar pritet të publikohet gjatë ditës së mërkurë.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike më 22 dhjetor, pas opinionit të Komisionit të Venecias, duke lënë në fuqi Vettingun. Partia Demokratike i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të shpallte ligjin antikushtetues, por kërkesa e opozitës u rrëzua.
Pretendimet e PD u rrëzuan nga trupa e Kushtetueses me 6 vota kundër dhe vetëm 2 pro kërkesës së opozitës, Gani Dizdari dhe Besnik Ymeri.
Kryetari Bashkim Dedja dhe anëtarët Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Fatos Lulo votuan kundër kërkesës së PD për shfuqizimin e ligjit të Vettingut.
Vendimi i Gjykatës i një muaji më parë, do të thotë se ligji i Vettingut që u miratua në Kuvend vetëm me votat e shumicës, është Kushtetues dhe nuk shkel të drejtat e njeriut.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pro ligjit më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi erdhi pak ditë pas opinionit final të Komisionit të Venecias, që e konfirmoi ligjin.
Me futjen në fuqi të ligjit të Vettingut pritet që të hapet edhe rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian, pasi kushti i vetëm për negociatat ishte fillimi i zbatimit të tij.
Ligji i Vettingut ka në thelb të tij pastrimin e drejtësisë shqiptare nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, ndërsa procesi do të jetë i monitoruar edhe nga ekspertët e OPDAT dhe të EURALIUS.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com