TIRANË - Pas 5 muaj pezullim në gjykatën penale të kryeqytetit rinis më 30 janar procesi ndaj kreybashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu.

Seanca e rradhës ndaj Mziut nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazis në tendara nis të premten në ora 12:30 nën drejtimin e gjykatësit Besnik Hoxha.

Shkak për pezullimin në 5 muaj të këtij procesi u bë kërkesa e avokatëve mbrojtës të Mziut për përjashtimin e gjyqtarit Hoxha.

Kjo kërkesë u shqyrtua në një seancë nga gjykatësja Enkeledi Hajro, ndërsa kjo e fundit e trasnferoi procesin për interpretim ligjorë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Gjykatëses Hajro, duke zhbllokuar procesin ndaj kreybashkiakut të Kamzës i cili s’ka pranuar asnjëherë akuzën dhe ka deklaruar se procesi ndaj tij bëhet për qëllime politike.

Xhelal Mziu u vu nën akuzë nga prokuroria e Tiranës, ndërsa të pandehur sëbashku me të u morën dhe juristi dhe Financieri i bashkisë Kamëz, Atli Hoti dhe Bujar Loshi.
 
PDF/ Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)