Gjykata la në burg Fredi Belerin, reagon Berisha: Akt stalinist i Ramës për të siguruar kontrollin mafioz mbi pronat e banorëve të Himarës

Gjykata la në burg Fredi Belerin, reagon Berisha: Akt stalinist i Ramës për të siguruar kontrollin mafioz mbi pronat e banorëve të Himarës

1683563698_16722306306400berisharama184.jpg

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha e ka quajtur një akt stalinist të Ramës, vendimin e gjykatës së Vlorës për lënien në burg të Fredi Belerit. Në reagimin e bërë, Berisha shkruan se Rama ka urdhëuar burgosjen e Belerit për të mbajtur nën kontroll të plotë trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.

Më tej, Berisha u ka bërë thirrje banorëve të Himarës për të dalë masivisht në votime dhe të votojnë për kandidatin e tij dhe të Metës në këtë bashki.

“Akt stalinist i Edi Ramës. Ai, për interesa të tij mafioze, urdhëron mbajtjen në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të rrëmbyer në mesnatë nga narkopolicia, Fredi Bejleri për të siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të tij mafioz, të plotë mbi trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar policesk, ju bëj thirrje banorëve të Bashkisë Himarë, të dalin të gjithë në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës”-thuhet në reagimin e Berishës.


Lajmi kryesor:

U arrestua për blerje votash, lihet në burg kandidati i Berishës e Metës për Himarën! Fredi Beleri: S'kam lidhje me akuzat! Dosja kalon në SPAK


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës