TIRANE - Në vitin 2013 Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës pas arrestimit të Vladimir Gjutës nën akuzë për vrasjen në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave mbetur në tentativë, do t’i jepte atij lirinë duke ndryshuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Asokohe Gjuta sëbashku me Baftjar Brukën u prangosën pasi tentuan të vrisnin Ardian Trotën, Besnik Axhamin e Osman Vokën por në seancë masa ndryshoi dhe ata u lanë të lirë.
Me një listë të gjatë të vendimeve të gjykatave që kishin liruar apo falur persona me precedent penal ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do t’i drejtohej presidentit Nishani më 18 prill të vitit 2014 duke kërkuar që në cilësinë e kreut të Këshillat të Lartë të Drejtësisë të merrte masa ndaj gjyqtarëve.
Në një faksimile të vendimeve të radhitura na ministri, A1 Report veçon:
Më datë 27.06.2013, janë tentuar të vriten me armë zjarri, shtetasit Ardian Trota, Besnik Axhami e Osman Voka Lidhur me këtë ngjarje, janë arrestuar nga ana e policisë lokale, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, të dyshuarit Vladimir Ferit Gjuta dhe Baftjar Qemal Bruka, për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave, të mbetur në tentativë”. Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, caktoi masë sigurie “detyrim paraqitje” për shtetasin Vladimir Ferit Gjuta dhe “arrest në shtëpi” per shtetasin Baftjar Qemal Bruka. Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë, Kukës është ankimuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Apelit, Shkodër ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” por arrestimi i këtyre shtetasve nuk është bërë akoma pasi aktualisht janë të shpallur në kërkim. Vladimir Gjuta aktualisht është i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon si të përfshirë në atentatet terroriste të 10 shkurtit në kryeqytet, ku ndaj biznesit të babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri u vendos tritol, shpërthimi i të cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U kap me armë pranë selisë së PS ku ndodhej Rama, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën
25 Janar 2021, 15:49
-
Akuza të reja për Vladimir Gjutën/ Kafshoi dhe kërcënoi inspektorët në burg
9 Korrik 2020, 17:15
-
Iu afrua me armë selisë së PS ku ndodhej Rama, dy muaj pas arrestimit Vladimir Gjuta përfundon me mbikëqyrjeje të posaçme
14 Prill 2020, 09:44
-
Debati për makinën/ Rama: Nuk është e blinduar, ma solli vëllai, e përdor nga 2009, e certifikuar nga garda
13 Shkurt 2020, 21:16
-
Me rreth 180 mijë euro dhe me armë pranë selisë së PS-së, burg për Vladimir Gjutën: S'doja të vrisja Ramën, kam simpati për të siç kam për George Bush
13 Shkurt 2020, 11:53
-
'Pse nuk bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?' Rovena Voda i përgjigjet PD-së (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 21:50
-
PD: 'Lincoln'-in e blinduar që u largua Rama dje nga selia e PS-së e ka vëllai i tij, pse s'e verifikon OFL-ja?
11 Shkurt 2020, 21:04
-
Dje u arrestua pranë PS/ Gjuta ishte liruar më 5 shkurt - prokuroria ndryshoi akuzën, kushëriri i plagosur u tërhoq
11 Shkurt 2020, 15:42
-
Me pistoletë dhe rreth 180 mijë € para selisë së PS, nis hetimi pasuror për Gjutën, i sekuestrohet Audi A8 i blinduar
11 Shkurt 2020, 13:33
-
Si u ndalua Vladimir Gjuta me kapele në kokë pranë një "Exchange", me vete kishte 100 mijë euro, pistoleta i ra në tokë
10 Shkurt 2020, 10:46
-
Gjuta kapet me pistoletë me fishekë në gojë, i maskuar me kapele pranë selisë së PS, pak minuta para mbledhjes /Video
10 Shkurt 2020, 10:06