FIER - Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për super mashtruesin fajdexhi Ledjan Muçaraku, 29 vjeç.
 
Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurores për super mashtruestrin e Fierit, duke e lënë në fuqi masën e arrestit me burg, të caktuar më 27 qershor po nga Gjykata e Fierit ndaj tij.
 
Gjatë seancës së drejtuar nga nga gjyqtarja Adelina Zarba, avokati i tij Klaudio Dhima dhe vetë 29 vjeçari, nuk ka kundërshtuar, duke u shprehur se “ia kam lënë në fuqi gjykatës të vendosë për fatin tim.”
 
Ledjan Muçaraku akuzohet se ka mashtruar 900 persona përmes një skeme piramidale. Policia zbuloi skemën e mashtrimit të Muçarakut, ndërsa iu gjetën edhe 900 kontrata me të cilat ai kishte mashtruar njerëzit.

Një ditë më parë, i ati i 29 vjeçarit, Nasi Muçaraku tha për A1 Report se ai nuk ishte i biri i tij biologjik, por se e kishte të birësuar. Ai theksoi ndër të tjera se nuk ishte në dijeni të aktivitetit të tij mashtrues, pasi Ledjanni sipas tij kishte kohë që nuk vinte në shtëpi.

ledjan mucaraku

Ndërkohë edhe viktima të skemës së mashtrimit të Muçarakut, treguan se si kishin rënë në kurth dhe se si ishin mashtruar prej tij.

Mbrëmjen e së hënës Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në kuadër të operacionit të koduar “Kravata e Zezë”, bënë të mundur arrestimin e Ledjan Muçarakut, 29 vjeç.

Pas një hetimi 5-mujor policia zbuloi skemën e tij të mashtrimit, Muçaraku lekët që kishte dhënë hua përmes akteve noteriale ua merrte në dorë huamarrësve. Më pas me dokumentet që dispononte dhe me llogarinë e tij personale, ku provonte mos derdhjen e lekëve, denonconte huamarrësit se gjoja nuk i kishin paguar.

Pre e mashtrimit të tij ishin biznesmenë dhe individë nga Fieri, Vlora, Berati, Lezha, Durrësi, Tirana, Kruja, Lezha, Laçi, Mamurrasi, Burreli, Kukësi, Kavaja, të cilat sipas policisë janë mbi 900 kontrata të tilla me vlera nga 9000 deri në 250.000 euro. 

ledjan mucaraku
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)