Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon fletarrestime për dy komandantë të lartë rusë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon fletarrestime për dy komandantë të lartë rusë

Viktor Sokolov

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) njoftoi sot se ka lëshuar fletarrestime për dy komandantë të lartë rusë, Sergei Kobylash dhe Viktor Sokolov, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

GJNP-ja, me bazë në Hagë, tha se ka arsye të forta për të besuar se dy të dyshuarit janë përgjegjës për “sulme raketore të kryera nga forcat e udhëhequra nën komandën e tyre kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës nga së paku 10 tetori 2022 deri më së paku 9 mars 2023”.

Kjo është vala e dytë e fletarrestimeve për arrestimin e zyrtarëve rusë në lidhje me luftën në Ukrainë.

Në mars të vitit të kaluar, GJNP-ja lëshoi fletarrestime për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe për komisionaren e të drejtave të fëmijëve në Rusi, Maria Lvova-Belova, të akuzuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë