Gjykata nuk njohu Asamblenë, Prodani: FSHF duhet të shpallë zgjedhjet e reja
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të mos njohur zgjedhjet në FSHF, ish-sekretari Përgjithshëm në FSHF, Eduard Prodani i ftuar në emision ‘Repolitix’ në Report Tv deklaroi se qeveria e futbollit shqiptar duhet që të shpallë zgjedhjet e reja.
Emisioni Repolitix ne Report Tv
TIRANE-Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të mos njohur zgjedhjet në FSHF, ish-sekretari Përgjithshëm në FSHF, Eduard Prodani i ftuar në emision ‘Repolitix’ në Report Tv deklaroi se qeveria e futbollit shqiptar duhet që të shpallë zgjedhjet e reja.“Kjo është një goditje e rëndë dhe do të ketë efektet e veta. E mirëqenë do të ishte që FSHF të reagonte në mënyrën më institucionale dhe të shpallte zgjedhje të tjera.
Nuk e besoj që kjo do të jetë zgjedhja e federatës, ata do ta dërgojnë në apel. Jemi në një situatë që askush nuk kontrollohet për respektin e ligjit. Është një federatë që organet e të cilës humbasin besueshmërinë” tha Eduard Prodani.
Ai shtoi se ‘gjykata po kërkon informacion për shoqatat të cilat votuan në Asamblenë e datës 7 shkurt edhe pse nuk ishin të regjistruara në gjykatë. Apeli mund ta kthejë ose të vendosë vetë, por do të marrë kohë dhe gjatë kësaj kohe do të kemi ngjarje të tjera, të filluara në CAS (Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Lozanë)” deklaroi ai.
Eduard Prodani zbuloi se në kohën që ka qenë në postin e sekretarit Përgjithshëm në FSHF i ka kërkuar Dukës, që të regjistrojë shoqata rajonale. “Pas asamblesë që u miratua, unë i kam thënë që këto duhen regjistruar dhe ka filluar punën për t’i regjistruar. Iu la një njeriu të besuar, unë e dija që janë regjistruar këto shoqata” deklaroi ai.
Për gazetarin e Report Tv, Eduard Ilnica duhet që të ndërhyjë zv/ministri i Sportit në Ministrinë e Arsimit pas situatës që është krijuar. “Shteti ka të drejtë të të shkrijë si federatë nëse shikon shkelje ligji. Ne e kemi bërë fakt sesi është manipuluar procesi i KE, me zë dhe figurë dhe këtu nuk kemi një denoncim, kjo është vepër penale” tha ai.
Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje gazetari Tami Kona thotë se “Nuk shikoj ndonjë furtunë të madhe, pasi edhe nëse nesër zhvillohen zgjedhjet, Duka është Duka dhe Fino është Fino. Por të paktën ata që votojnë duhet të jenë të regjistruar”.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 3145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor, 21:41
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor, 16:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor, 21:08
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje në Kategorinë e Parë
14 Dhjetor, 15:06