Gjykata pezullon gjobën 1.5 mln € për 3 importuesit e plehrave kimike! Braçe: Kompanitë mbështeten politikisht, qeveria hesht! Dapi u ble me 47 lekë dhe shitet 104 lekë kg

TIRANË- Gjoba 1.5 milionë euro e vendosur ndaj 3 kompanive të importit të plehrave kimike nga Autoriteti i Konkurrencës për shkak se kishin deformuar konkurrencën, dhe kishin përcaktuar çmimet në treg, është pezulluar. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba i cili tha se vendimi i marrë nga ky institucion është ankimuar në gjykatë dhe këtë javë është vendosur pezullimi i gjobës.

“Edhe gjobat e fundit fare që morën një lloj publiciteti, janë ankimuar në gjykatë dhe dje është vendosur nga Gjykata Administrative e Shkallës së parë është vendosur pezullimi i gjobave”, u shpreh në Komisionin e Ekonomisë Denar Biba.

Për deputetin e PS-së Erion Braçe, kritikun më të madh e që me fatura e ka denoncuar abuzimin në tregun e inputeve bujqësore pezullimi i gjobave nuk ishte asnjë surprizë porsa kohë qeveria nuk merr asnjë masë për të bërë verifikime. Madje sipas ish zëvendëskryeministrit nuk është habi që kompanitë e plehrave kimike të fitojnë në gjykatë.

“Tregu i plehrave kimike, për të cilin ka edhe një vendim që tashmë është në gjykatë, nuk më emocionon fare porsa kohë ka mbështetje politike edhe në gjykatë edhe ku të doni ju do të shkojnë ata. Porsa kohë qeveria edhe pse e thotë me gojë nuk merr asnjë masë për të bërë verifikimet përmes bordit, pa-diskutim që në gjykatë do të shkojnë dhe nuk është asnjë habi që në gjykatat që kemi ne të marrin të drejtën”, tha Braçe në Komision.

Braçe me fatura në duar ka folur me shifra për marzhet abuzive të fitimit të kompanive të plehrave kimike që prej gushtit të vitit të kaluar, dhe që kulmoi në muajit e parë të këtij viti, ku çmimi i dapit shitet 55% më shtrenjtë nga sa është blerë në import.

“Në Korrik vitin e kaluar marzhet e fitimit apo diferencat kanë qenë minimale 7.9%, 13 dhe vetëm për dapin shkon 17%. Në gusht ka filluar luhatja se bëheshin gati për plehërimin bazë bujqit, dapi shkon në diferencë 26%. Në tetor nitrati shkon në 30% diferencë, dapi shkon në 39% diferencë dhe ureja në 25% diferencë. Në nëntor nitrati 41% diferencë, ureja 34% dapi shkon në 43% diferencë. Në dhjetor ku bëhemi gati për të blerë për pranverën dapi shkon 52%, dhe pavarësisht se e kanë blerë me 47 lekë kg shkon në 98.2 lekë kg në shitje. Nitrati nga 38 në 76 lekë për kg me 50% diferencë. Dhe pastaj Janari e shkurti i këtij viti janë nam. Edhe pse e kanë blerë nitratin me 38 lekë e kanë shitur 85 lekë, nëse dapin e kanë blerë me 47 lekë e kanë shitur 104 lekë, 55% më shumë. E njëjta gjë dhe në shkurt, për marsin nuk flas sepse thonë është lufta edhe pse prej 28 shkurtit nuk kanë importuar asnjë kilogram”, tha Braçe. 

E njëjta dominancë në treg si tek plehrat kimike është edhe tek produktet bazë ushqimore.

“Praktikisht bordi po nxjerr në pah se në tregun e grurit kemi 4  operator që zotërojnë 98% të tregut, në tregun e miellit po prapë kaq kompani. Tek vaj Vajit 4 operator zotërojnë 92% të tregut. Në tregun e sheqerit 3 operator zotërojnë 96% të tregut, dhe tek orizi 3 operator që kanë 90% të tregut”, pohon Braçe.

Sa i takon 3 kompanive të plehrave kimike AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK dhe CACA SHPK që u gjobitën muajin e kaluar hetimi për to kishte nisur që në mars të 2021 fillimisht ndaj 10 ndërmarrjeve me shumicë por vetëm këto tre kompani u gjetën në shkelje të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dapit, Nitratit dhe Uresë.

Konkretisht kompania  AGRO BLEND SHPK u gjobit në shumën 118,978,015 Lekë, kompania MBM SHPK në shumën 66,088,573 Lekë dhe kompania CACA SHPK në shumën 7,087,994 Lekë. Kompanitë u ndëshkuan për shkak se kishin cenuar konkurrencën duke përcaktuar çmimet në treg.

Nga hetimet, rezultonte se 3 kompanitë e gjobitura kishin pozitë dominuese në tregun e plehrave kimike si DAP, Nitrat dhe Ure. Për këto produkte kompanitë kishin rritur njëkohësisht çmimet me shumicë, kishin operuar me çmime të përafërta duke përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimet e shitjes dhe duke ndarë tregjet.

Pavarësisht mbylljes së hetimit të thelluar të këtij tregu, monitorimi i tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, do të vazhdojë edhe për një 1 vit.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani Lu: 14/04/2022 08:09

    Normal qe kompanite e pleherave kimike keshtu do te bejne..Dikush nga qeveria i shkon zarfi ne fund te muajit prandaj nuk flasin.Ose kur kane pasur nevoje per fushate elettorale per vlere monetare keto komani kane investuar per PS ..

    Përgjigju
  • Iris: 14/04/2022 03:36

    Pezullimi i gjobes! Ky eshte nje shembull konkret i pandershkueshmerise per te cilen flet raporti i DASH-it.

    Përgjigju
  • lolita: 13/04/2022 16:56

    Duhet pare arsyetimi i gjykates...si dhe nese gjobitja eshte perpiluar sic duhet...

    Përgjigju
    • @lolita: 13/04/2022 18:09

      Ti mendon se Denari i Bibajve e ka bere dokumentacionin per gjobat ne rregull? Harroje, i ka gjobitur sa per syve faqe per te shpetuar lekuren e tij te ndyre dhe ju ka thene shkoni rrezojeni ne gjykate.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit