Gjykata pranon ankimimin e Alibeajt, Kume: ‘Rithemelimi’ mund të shkojë në pikën 0! Situata në PD? Vendi pa opozitë

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume tha se pranimi i ankimit të kryetarit të Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj nga Gjykata kundër vendimit të Agron Zhukrit, nuk e zgjidh problemin brenda partisë, por çështja ka marrë një rrugë, e cila mund të çonte “Rithemelimin” edhe në pikën zero.

I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Kume tha se çdo politikan që ka interesa të caktuar, është i legjitimuar të artikuloi mendimin e tij, duke nënkuptuar se Alibeja kishte të drejtë të shprehte mendimin e tij. Ndërkohë shtoi se ajo që vendos është Gjykata dhe vendimi i saj, nuk duhet të diskutohet.

”Ajo që jemi përpjekur të bëjmë është të vetëqeverisemi nga pushtetet që ia kemi deleguar të drejtën, në këtë rast flas për gjyqësorin. Kemi vendosur rregulla, por prapë nuk duam t’i zbatojmë. Nisur nga kjo...unë do të thosha se, çdo politikan që ka interesa në këtë proces legjitimohet për të artikuluar mendimet e tij. Derisa çështja është atje duhet të shohim si do shkojë dhe do të duhet të biem dakord me vendimin. Askush nuk ka të drejtë, as morale për ta kundërshtuar. Duhen respektuar pushtetet.  Ivi Kaso, kishte arsyetime mbështetur në lëndën. Sipas tij, vendimi për të pranuar kërkesën dhe për të legjitimuar Alibejan si palë, është e pabazuar nga legjislacioni aktual. Nuk është zgjidhur problemi, por ka marrë një rrugë që nuk do e dëshironte asnjë nga “rithemelimi”, pasi ata mund të shkojnë në pikën 0.”, tha ai.

Juristi teksa po fliste mbi situatën brenda PD, u shpreh se ata që po e vuajnë më shumë janë qytetarët, pasi vendi aktualisht nuk ka opozitë.

“Me rëndësi është referuar edhe situatës te opozitës, u duk sikur problemi mori zgjidhje. Pas asaj u duk sikur dy pjesën do bashkoheshin, në fakt nuk paska qenë kështu. Krizën që e kemi patur edhe pas vendimit të Zhukrit. Ke një grup me 30 deputet që nuk janë dakord me 20 deputetë të tjerë. Kjo vendimmarrje që çeli rrugën për të ritrajtuar gjënë, ka treguar se kriza nuk është zgjidhur. Ka dy skenarë. Një është të pranohet vendimi i Zhurkit dhe tjetra është të mosranohet.  Një fatkeqësi për ne, jo për ata. Ata që e vuajnë këtë, janë qytetarët sepse nuk kanë opozitë. Ne jemi gjysmë pa opozitën.”, u shpreh ai.

Sipas Kume, ajo që duhet të bëhet urgjentisht është të ndryshohet reforma zgjedhore. Me rëndësi fillimisht është të bëhet rregullimi i atyre vendore, pasi do të zhvillohen në vitin 2023.

“Është e nevojshme që duhet të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor. Të udhëhiqet nga rregulli sipas të cilit të vendosin prioritete ballë për ballë asaj që presim të ndodhi. Puna e parë rregullimi të gjithçka që ka të bëjë me organet e qeverisjes vendore, ato që do të bëhen vitin e kaluar dhe më pas ato të përgjithshmet. Nga çfarë ka prodhuar deri më sot kjo mënyrë ë të zgjedhur të përfaqësuese në organet lokale, ka treguar se cilësua e përfaqësimit problematike. E ardhur kjo edhe nga fakti siç dihet në vitin 2014-2015 u bë një reformë, ajo territoriale administrative, u ndryshua harta dhe ligji. Duhet patjetër të bëhet një gjë e tillë. Jo më pak sesa 1 vit, i kemi hyrë një proces konsultash, për qeverisjen vendore që kemi sot. I kemi kërkuar Celibashit që të na pajisi me fleta për të marrë 20 mijë firmat e qytetarëve. Kemi filluar procesin e firmave, për të çuar projektligjin dhe të trajtohet zgjedhja e këshilltarëve. Ekspertët kanë hartuarat një draft për 4 opsione të ndryshme. Është diskutuar edhe me përfaqësues të partive politike.”, tha juristi.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës