Gjykata pushon padinë e divorcit
mes Lefterie Lleshit e bashkëshortit
Gjykata e Tiranës vendos të pushojë dosjen e divorcit mes kryetares së KQZ-së, Lefteri Lleshit, dhe bashkëshortit të saj, Arjan Lleshi.
TIRANE- Gjykata e Tiranës vendos të pushojë dosjen e divorcit mes kryetares së
KQZ Lefeteri Lleshit dhe bashkëshortit të saj Arjan Lleshi.
Shkak i këtij vendimi është bërë mosparaqitja në sallën e gjyqit të paditësit Arjan Lleshi, dhe për pasojë gjyqtarja Irena Hoxha ka vendosur të ndërpresë procedurat ligjore të divorcimit të çiftit Lleshi. Mes Lefterie dhe Arjan Lleshit, janë zhvilluar 12 seanca gjyqësore, ku tek ansjëra prej tyre kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk është paraqitur.
Në fakt kjo histori divorci nisi si lojë dhe përfundoi si lojë, ku synimi ishte vetëm marrja e tenderit të printimit të 20 mijë fletëve të votimit për zgjedhjen e pjeshmë që do zhvilloheshin në muajin Shtator 2012. Tenderin për prindimin e këtyre fletëve e ka fituar kompania “Adel Co”, një kompani që është themeluar nga bashkëshorti i kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefterie Lleshi. Pikërisht gjatë vitit 2013 kanë nisur dhe procedurat e divorcit, siç duket për të dhënë një efekt të ndarjes së këtyre dy personave, ndërkohë që në 5 shkurt, procesi marratonë merr një kthese të papritur ku burri i Lefteries, Arjan Lleshi, nuk paraqitet në gjykatë, dhe se gjyqtraja Hoxha vendos pushimin e çështjes së divorcimit.
Mësohet se në padinë e tij Arjan Lleshi ka kërkuar zgjidhjen e martesës lidhur midis bashkëshortëve Arjan dhe Lefterie Lleshi. Lënien e dy fëmijëve të tyre Elio dhe Adlei për rritje dhe edukim të paditurës. Detyrimin ushqimor sipas mundësisë ekonomike të secilit bashkëshort. Të drejtën e paditësit për të takuar të dy fëmijët e tij cdo fundjave nga ora 17.00 e ditës së premte deri në orën 17.00 të ditës së shtunë. Të drejtën të marrë dhe të mbajë fëmijët një muaj për pushime në periudhën e verës korrik-gusht, duke thirruar si të paditur bashkëshorten e tij Lefteri Lleshi dhe mbështetur kërkimin e tij në nenet 132, 133 te K.Familjes e 154/a, 349 të K.Pr.Civile.
Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.1%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7053
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32