TIRANE- Gjeneral Bridade, Syrja Gjoka ka humbur betejën gjyqësore me ministren Mimi Kodheli e cila në muajin maj të këtij viti vendosi ta pezullojë nga detyra e komandatit të Brigadës Logjistike, pas procesit penal të iniciuar ndaj tij nga prokuroria e Beratit. Ka qënë gjyqtari Erarbër Madhi, ai që ka rrëzuar pretendimet e gjeneralit Syrja Gjoka, i cili kërkonte të rrëzonte me vendim gjykate urdhëorin nr.678 të 29 majit 2014 të firmosur nga ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli.