Gjykata rrëzon padinë e KLSH
për shpërdorim detyre ndaj Luzit

Gjykata rrëzon padinë e KLSH<br />për shpërdorim detyre ndaj Luzit
TIRANE-Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit për hetimin e ish-kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi.
 
Në kopjen e vendimit me datë 2 shkurt 2017 të siguruar nga Report Tv rezulton se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka gjetur si të ligjshme veprimet e prokurorisë e cila pas verifikimit të kallëzimit të KLSH kish vendosur pushimin e hetimit.
 
Shprehimisht në argumentet e Gjykatës sqarohet se “Gjykata arrin ne përfundimin se, argumentet e përdorura nga prokurori i çështjes për mosfillimin e procedimit penal, janë argumente që i përkasin ligjit material dhe atij procedural penal.
 
Por për çfarë u padit ish kreu i KQZ?
KLSH në materialin kallëzues Nr.9001, datë 20.07.2013, kërkoi hetimin për “Shpërdorim detyre” ndaj shtetases Lefterie Luzi, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për kryerjen e veprimeve në kundërshtim me ligjin, gjatë procedurave të ndjekura për ngritjen e sistemit të verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV) dhe sistemit elektronik të numërimit (SEN), në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të cilat u zhvilluan në datë 23.06.2013.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg