Gjykata rrëzon PD-në për 
projektet e Bashkisë së Tiranës

Gjykata rrëzon PD-në për <br />projektet e Bashkisë së Tiranës
Bashkia e Tiranës ka fituar në Kolegjin Zgjedhor tre betejat ligjore me Partinë Demokratike për referendumet vendore të kërkuara nga koordinatori i kësaj force politike, Jamarbër Malltezi.
 
Pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesat e PD-së për të mbajtur referendume vendore ku të pyeteshin qytetarët e Tiranës nëse duhet të ndërtoheshin: parkimi nëntokësor tek “Parku Rinia”, objektet social-kulturore dhe administrative në hyrjen e Parkut të Liqenit, si dhe këndi e lojërave po ashtu në Parkun e Liqenit.
 
Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit ka vlerësuar si të drejtë vendimin e KQZ-së dhe nuk marrë kështu parasysh pretendimet e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, duke e vlerësuar si të rregullt procedurën e ndjekur nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë që qytetarët duket se e kanë humbur interesin për t’i ndjekur këto çështje, Partia Demokratike i ka kthyer ato në një kauzë të sajën politike.
 
Ndaj vendimi i sotëm i Kolegjit për të rrëzuar 3 me 0 PD-në shënon një humbje të thellë për këtë forcë politike, e cila i ka kthyer vendimmarrjet e Bashkisë së Tiranës për punët publike të qytetit në çështje të mirëfillta të betejës së vet politike. Tashmë me këtë vendimmarrje i jepet fund edhe përpjekjeve për të bllokuar punët e Bashkisë, përfshi këtu edhe për ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit, i cili në 1 qershor do jetë gati për fëmijët e Tiranës.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Mediu: Proces i dështuar, nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme

Reforma Zgjedhore, Mediu: Proces i dështuar, nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme