Një Gjykatë në Barcelonë ka dënuar yllin argjentinas të "blaugranave", Lionel Mesi u dënua me 21 muaj burg. Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" u shpall fajtor nga trupa gjykuese për evazion fiskal. Sipas gjykatësit, Messi i është shmangur taksave në 3 raste.
Gjykata dënoi edhe babain e futbollistit argjentinas, Horhe me 21 muaj burg për të njëjtat krime. Vendimi mund të apelohet, thuhet në deklaratën e bërë publike nga gjykata, por gjithsesi kjo s'do të thotë se ylli i Barcelonës do të vuajë burg.
Sipas ligjit spanjoll, dënimet më të vogla se 2 vite burg, mund të shlyhen në liri me kusht. Messi pritet të paguajë një gjobë rreth 2 milionë euro, ndërsa gjoba për babain e tij do të jetë 1.5 milionë euro.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com