Nga verifikimet e bëra rezulton se nga ana e institucioneve bankare janë depozituar 2 235 kërkesa për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për kontratat e kredise”, deklaroi Eva Avdia, zëdhënëse e Gjykatës së Tiranës. Ajo që vihet re, se pasi kanë shkelur kontratën e kredisë qytetarët humbasin zakonisht edhe në gjykatë. “Nga ana e kësaj gjykate janë përfunduar 2 133 çështje, për 1 953 prej tyre është vendosur pranimi i kërkesës së bankës”, deklaroi Avdia. Këto urdhëra ekzekutimi u dorëzohen më pas përmbaruesve privatë për kalimin e kolateralit në llogari të bankes apo për nxjerrjen e saj në ankand publik. Kohët e fundit ka patur ndryshime të Kodit Civil që lejojnë lehtësim të vënies dorë mbi kolaterlin e kredive bankare.
Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)