Gjykata urdhëron SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës, dyshime se ka lidhje me vjedhjen e floririt të Kërrabës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë, me vendim të datës 30 nëntor 2022, ka urdhëruar SPAK-un që të regjistrojë procedim penal për vjedhjen e 280 kg ar në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë gjatë trazirave të vitit 1997, ngjarje për të cilën Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë akuzuar njëri-tjetrin. Gjykata ka ardhëruar gjithashtu SPAK-un që hetojë pasurinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit. Vendimi mban firmën e gjyqtares Flojera Davidhi, e cila rrëzon vendimin të 7 tetorit 2022 të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, për mosfillimin e procedimit penal që ka të bëjë me kallëzimin e avokatit Idajet Beqiri për vjedhjen e floririt të Kërrabës. Beqiri kërkonte ndjekjen penale të Ilir Metës dhe Sali Berishës si të dyshuar si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt.

Në vendimin e mosfillimit, prokurorja Manjola Kajana thotë se vepra penale e referuar në kallëzimin e Idajet Beqirit është parashkruar sipas legjislacionit penal, pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite. Së dyti, prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana thekson se për këtë ngjarje janë dënuar 5 persona në vitin 2001, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Ushtarake. Dhe së treti, sipas prokurores, vepra penale e referuar nga Beqiri, ajo e grupit të strukturuar kriminal, nuk ekzistonte në legjislacionin penal të kohës.

Avokati Beqiri e ankimoi vendimin në gjykatë. Sipas Beqirit vendimi është në kundërshtim flagrant me ligjin penal dhe procedurial penal, si dhe me provat dhe me faktet. Sipas avokatit Beqiri, vendimi i prokurores nuk i përgjigjet standardit, përgjegjësisë dhe seriozitetit të SPAK, e trajton vjedhjen e floririt të shqiptarëve problemet shumë përciptazi, anashkalon akuzat më të rënda, ka arsyetime vetëm për një pjesë të vogël të akuzave si dhe ka arsyetime që vetëm favorizojnë Metën dhe Berishës, të cilët sipas Beqirit janë të dyshuar si organizatorë, frymëzues dhe përfitues të vjedhjes së floririt.

Gjyqtarja Flojera Davidhi, duke rrëzuar vendimin e mosfillimit të procedimit penal, arsyeton se prokuroria nuk mund të dalë në konkluzione se nuk ka vepër penale dhe se janë patashkruar veprat penale, pa kryer hetime. Gjyqtarja arsyeton se i takon më pas gjykatës për të kontrolluar dhe vlerësuar hetimet e prokurorisë. Flojera Davidhi thekson se mund të jemi para vazhdimësisë së veprës penale, por pa hetuar në mënyrë shteruese, nuk mund të dilet në një përfundim.

Gjykata thotë se kallëzuesi pretendon se Ilir Meta dhe Sali Berisha i kanë krijuar pasuritë me floririn e vjedhur. Sipas gjykatës, kallëzuesi nuk ka mundësi për ta provuar këtë fakt, ndaj SPAK duhet të verifikojë burimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, përmes shkresave drejtuar ILDKPKI, hipotekës etj. Në vendimin e gjykatës thuhet se SPAK-u, pasi të bëjë një hetim shterues, të paraqitet në gjykatë për pushimin e çështjes ose ndëshkimin e personave përgjegjës, nëse do të zbulohen të tillë.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alo: 20/01/2023 00:23

    E lexuam vendimin dhe bravo gjykateses dhe turp per prokurorin e SPAK! Sepse eshte minimumi inkopetence qe te te kape prej veshi gjykate e te thoje qe para se te konkludosh HETO ne menyre shteruese! Pastaj hajde ke gjykata dhe ajo e ka juridiksionin dhe kompetencen te vendose ka apo veper penale, eshte apo jo parashkruar! Dhe me kete rast le ti kerkohet serish kesaj gjykate kaq te nderuar qe ndoshta te njejten vendimarje te perdore per dosjen e mbyllur nga SPAK per skandalin e paskrupull te perdorimit te paligjshem ge te dhenave personale, zhvatjes permes bazave shteteeore te te dhenave dhe intimidimit te zgjedhesve permes metodave te ish organeve te sigurimit te shtetit! Dhe ta vendose gjykata ka apo jo faj Rama me gjithe organizaten e tij kriminale. Ndoshta, i fusin te tre ne nje qeli keta maskarenj: pra Berishen, Meten dhe Ramen!!!

    Përgjigju
  • Privat: 19/01/2023 23:29

    Non Grada

    Përgjigju
  • Agushi me agushen: 19/01/2023 22:09

    E degjuat o popull cfare tha monika floriri sonte te emisioni opinion te Blendi Fevziut,kur u pyet nga paneli se je e shqetesuar qe do hetohet i.metaj per vjedhjen e floririt te Krrabes? Ajo u pergjigj me gjuhen si hajdute : jo,fare, po pellazget do hetohen, po Skenderbeu do hetohet? Hidhuni prangat ketyre zagareve qe kane vjedhur shqiptaret ne tre breza.

    Përgjigju
  • qytetari h: 19/01/2023 19:52

    Vjedhja ka ndodh para 25 vitesh dhe eshte bërë parashkrimi apsolut i ndjekjes penale, dhe sigurisht që sipas ligjit asnjeri s’mund të dënohet për këtë vepër Kjo eshtë pjese e nje teatri banal qe ndodh nga fillimi i viteve 90 e per fat te keq edhe spak po behet pjese e kesaj Dy te permendurit duhet te denohen dhe per kete ka shume vepra te kryera qe mund t’i vihen ne barrë, nëse punohet pa hile

    Përgjigju
  • Gjergj: 19/01/2023 17:41

    Skandaloz, ishte vendimi i prokurores Kajana dhe njè dèshmi e asaj se zonja nuk ka kuptuar asgjè nga misioni kombètar qè ka institucioni ku ajo punon. Boll me Gjin Gjonèr. Çlironi Shqipèrinè nga hajdutèt dhe vrasèsit si Berisha e Meta.!!

    Përgjigju
  • Miri: 19/01/2023 16:02

    Vetem Rama dhe Basha mund ta bejne kete vend.

    Përgjigju
  • Cadra pistolet: 19/01/2023 14:45

    Shqiperia do shpetoj nga keta 2 krimba vetem kur ata te perfundojne prapa hekurave. ????????????????????????

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 19/01/2023 14:42

    Meta e Berisha dihet te ripen te gjalle me bixhak e tu hidhet kripe ne trup. Ky eshte hetimi gjykimi dhe denimi per keta qelbanike.

    Përgjigju
    • alfonsi: 19/01/2023 22:21

      ceco ke je vlla se me kishte marre malli

    • Lupi: 19/01/2023 15:27

      Po ramushit Jo apo je i ramës

  • Phil: 19/01/2023 14:35

    Ore te nderuar keta dy..nuk dua as tua permend Emrat se me vjen per te vjell ku I sho dhe kur degjoj qe vetem per keta flitet sot e 30 vjet ketu nuk ka drejtesi dhe nuk do ket sa te jen gjall keta te dy njerzit me te urryer dhe me hajdutet e ketij kombi..jo spak po kush te doj te vij ne drejtesin shqiptare kera e kan te kapur per veshi sepse gjith ajo pasuri e kombit ka ren ne duart e ketyre keshtu qe mos prisni te nderuar shqipetar te ket drejtesi per kete vent

    Përgjigju
  • O Spak ?: 19/01/2023 14:04

    Jo vetem hetoji por leroja me cfar u mban pragu ketyre shkerdhatave.

    Përgjigju
  • le te fillojme me keta 2: 19/01/2023 13:57

    dy figurat me te urryera te kombit

    Përgjigju
    • Lupi: 19/01/2023 15:30

      Mungon rama

    • Cadra pistolet: 19/01/2023 14:43

      Do te thoja, 2 plehrat me te urryera te kombit.

  • Toni: 19/01/2023 12:44

    SPAK tani eshte ne prove nese do te jete serioz apo do deshtoje. Nese deshton, te mbledhim plackat edhe ne qe kemi ngelur ketu e te ikim pasi ky vend nuk behet me.

    Përgjigju
  • Turi: 19/01/2023 12:30

    Rreziku I popullit me kto figura tesh 30 vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi

Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi