Kinezët interesohen për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ndërsa prej dy ditësh për një vizitë pune në vendin tonë duke patur takime me trupën e Gjykatës së Lartë dhe Ministrin e Drejtësisë Petrit Vasilin ndodhet një delegacion gjyqtarësh nga Gjykata e Lartë e Republikës Kineze.
 
Në takim me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë kineze ministri shqiptar Vasili ka kërkuar nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi për ndihmë të ndërsjellë juridike midis dy vendeve.
 
Gjyqtarët kinezë pjesë e delegacionit kanë shprehur gatishmërinë e tyre duke marrë përsipër se të gjitha diskutimet e kryera në Shqipëri me përfaqësuesit e drejtësisë dhe gjyqësorit do t’i diskutojnë me ministrin e tyre të drejtësisë.

[gallery]22114[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/shqiptarja.com