Prokuroria e Posaçme vlerësoi se 23 kërkesat e Ilir Beqajt përmes të cilave kundërshton akuzën por edhe veprimet proceduriale të organit hetues, janë të pabazuara në ligj dhe duhet të rrëzohen.
Në shumicën prej pikave, Edvin Kondili relatoi se pretendimet e të pandehurit kanë marrë përgjigje në fazën hetimore, në seancë paraprake që gjenden përmes vendimit të gjykatës që pranoi kërkesën e gjykimit të dosjes penale por edhe në themel.
SPAK: Kërkesa e Ilir Beqajt për pavlefshmërinë e aktit të njoftimit të akuzës duhet të rrëzohet pasi nuk është bazuar në ligj. Veprimet janë aprovuar nga gjyqtari paraprak, pranimi i kërkesës për gjykim. Pretendimi i Beqajt se akuza e vjedhjes nuk provohet, konstatojmë se i pandehuri nuk shtron kërkesa por bëjnë pyetje, që janë sqaruar, dhe do trajtohen gjatë konkluzioneve përfundimtare të palëve. Për kërkesën e përshjashtimit të të dhënave elektronike nga një kompjuter dhe pavlefshmëri të akteve vlerësojmë se janë veprime procedurale në konform me Ligjin. Kërkesa 19, akuza për vjedhje duke shpërdoruar detyrën e pavlefshme, vlerësojmë se vendimi është i bazuar në ligj. Sa i takon burime të provës dhe fakteve, në vendimin paraprak theksohen saktësisht dhe gjerësisht, ku theksohet edhe vlera e dëmit që të pandehurit i kanë shkaktuar shtetit. Kërkesa 20, mungesa e kontratës origjinale të prokurimit. Kontrata origjinale nuk është gjetur në MSH, dhe kjo përbën një shkelje, por është gjrtur kontrëta e njësuar në FSDKSH, por fakti i mos gjetjes së kopjes origjinale të kontratës në MSH, dhe mbi këtë pretendim që nuk duhet të vlerësohet provë e vlefshme, e kundërshtojmë dhe kërkojmë rrëzimin e kërkesës së të pandehurit.
Nga ana tjetër, Beqaj këmbëngul se prokurorët e posaçëm kanë kryer shkelje të mëdha proceduriale në hetimet ndaj tij.
"Pranoi që në fazën e hetimeve mi ka cënuar hapur të drejtat e mia dhe kjo përgjithësisht në 10 kërkesat e para. Sot përsëri unë kam vështirë të bëjë mbrojtjes, nga spak nuk u nda që të ketë një konfirmim mbi qartësinë e akuzës, sot u përdor nga prokurorët për të dyja qëndrimet mbi akuzat. Unë kam kuptuar rreth 3 vjet që merrem që kodi i procedurës është garanci organi i akuzës është detyrim, sot me sa kuptoj prokurorët kanë fituar pavarësinë ndaj drejtuesit të prokurorisë, se dikur bënin ça thoshte titullari, dikur vareshin prej tij por këtë pavarësi e përdorin sot për të shkelur të drejtat proceduriale dhe bëjnë çfarë të duan pas reformës në drejtësi. Vetë SPAK pranoi se kallëzimi bazohet në pyetje, ka kallëzim me pyetje? Ndaj duhej të refuzohej. Të paktën në dosje nga 2019-2020, nuk ka asnjë vepriM hetimor, janë zero veprimet paraprake. Njoftimi i akuzës thotë deri në këtë fazë të hetimeve, nuk u tha përgjigje pae është kjo deri më këtë fazë të hetimeve. Nuk besoj se ka vjedhje para se të shkruhet kontrata, mund të ndodhin vepra të tjera penale. Kur më akuzon më thuaj një shifër ir-je nga 5 që pretendon.
Për laboratorin që kam pretenduar se është i paçertifikuar. I kërkoj gjykatës të urdhërojë SPAK të sjell cila ISP përdor nga loboratori i SPAK dhe a është i certifikuar
Organi i akuzës thotë se kjo është akuza ndaj teje por disa gjëra që janë këtu nuk janë të sakta, merre pra ndaje, dhe kjo sështë çështje themeli",- mësohet të ketë thënë Beqaj gjatë seancës.
Seanca e ardhshme gjyqësore u caktua për datën 11 shtator, pasi vetë togat e zeza nuk ishin të gatshme t'i jepnin sot një përgjigje kërkesave të palëve.
lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente



