‘Ndeshja ndaj Partizanit ishte e radhës nga seria e atyre ku ndaj nesh kryhen haptazi akte anti sportive. Gjithnjë kemi qenë pararojë për një futboll të ndershëm dhe të pastër. Gjithnjë kemi respektuar futbollin dhe aktorët e tij, por përpara një cikli të pambarimtë padrejtësish nuk mund të mbetemi duarkryq e jo reagues” thuhet në letër për ndeshjen derbi ku Tirana pretendoi edhe një penallti.
Letra më pas vazhdon me padrejtësitë sipas Tiranës që i janë bërë në ndeshjet e tjera. “Arbitrimi jo korrekt në ndeshjen me Skënderbeun u pa në optikën e gabimit njerëzor dhe u anashkalua, e njëta gjë u pa nga ana jonë për ndeshjen me Teutën. Ndërsa për arbitrimin përballë ekipit të Kastriotit nga Sino mund të themi se ishte kriminal, i tupshëm dhe tendecioz duke penguar fitoren e Tiranës”. Tani pritet edhe përgjigja e FSHF, teksa Tirana këtë edicion nuk po gjen qetësi, pasi renditet në zonën e ftohtë të tabelës.