Gjylameti-Arta Dades: PS dhe Edi Rama nuk rrëzohen dot as me fjalë as me gjoba

Gjylameti-Arta Dades: PS dhe Edi Rama nuk rrëzohen dot as me fjalë as me gjoba

Blerina Gjylameti

Kryetarja e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti ka replikuar sërish ndaj Arta Dades. Ajo shprehet se pas postimit të parë në rrjetet sociale, përfundoi në tabelë qitje e gazetës së të birit të Dades. Deputetja thotë se ndaj Partisë Socialiste dhe Edi Ramës "nuk ka shanse për gjoba apo kërcënime në emër të parimeve dhe në këmbim të posteve. Qofsh mirë Arta dhe mos ki asnjë merak, PS dhe Edi Rama nuk rrëzohen dot as me fjalë as me gjoba” shkruan Gjylameti.

REAGIMI I PLOTE:
E dashur Arta,

Që kur unë shkruajta dashamirësisht dy fjalë për prononcimin tënd, gazeta e djalit tënd më ktheu në tabelë qitje.

A të jetë vallë rastësi?

Nuk e besoj!

Edhe ti shoqe e di që nuk është rastësi. Sulmohem me fjalë rrugësh dhe akuzohem për faje që nuk i kam bërë kurrë. S’ka problem, jam mësuar siç u mësove edhe ti me sulmet e padenja në adresën tënde, kur ishe këtu ku jam unë sot. Por çka ti me siguri nuk do e kishe pranuar kurrë do të ishte të sulmoheshe në nder e në dinjitet nga djali im!

Unë edhe këtë e pranoj si pjesë të një kulture të vjetër e të shëmtuar që aq dëm i bëri PS në të shkuarën: Të gjithë kundër të gjithëve!

Fatmirësisht ajo kulturë edhe pse jo e varrosur përfundimisht, nuk ka më fuqi ta dëmtoje PS-në dhe mbase kjo është edhe merita më e madhe e Edi Ramës dhe e gjeneratës tonë. Kjo është padyshim edhe arsyeja pse ti dhe ndonjë tjetër tanimë tek – tuk nuk bëni dot paqe me idenë se me Edi Ramën në krye të PS, s’ka më shanse për gjoba e për kërcënime në emër të parimeve dhe në këmbim të posteve. Sidoqoftë ftesa ime për kafe mbetet në fuqi dhe unë të vlerësoj për gjithë sa bëre në të mirë të PS. Qofsh mirë Arta dhe mos ki asnjë merak, PS dhe Edi Rama nuk rrëzohen dot as me fjalë as me gjoba.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cani: 13/02/2019 20:02

    Rri urte arta se do te mbyllin telebingon dhe ty

    Përgjigju
  • MINUSHE: 13/02/2019 14:10

    /por kjo Gjylameti duket nga fytyra se sa intelektuale eshte ...edhe kur flet....po fjalimet kush ja shkruan...apo te vjedhura...e ka thene bukur Moikom Zeqo per gjithe kete race ...qe po na drejton...AMIN!

    Përgjigju
  • Kiu: 13/02/2019 13:48

    Thuaja me qarte kesaj k....e plake qe jane djemte e saj Dabullat kriminel dhe te droguar qe po supmojne qeberine. Gazeta Dita, gazete e mafies dhe e hakmarrjes per drejtesi. Hapini letrat dhe cojini ne burg Dabullat qe vrane dhe bwnen e vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI