'Gjyq' në KQZ për gjobën 1500 lekë, hiqet dënimi për deputetin e PS-së dhe kreun e Kadastrës Lushnjë

Mbledhja e parë e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, i ngjasoi më shumë një gjyqi.  Në axhendë ishte shqyrtimi i dy kërkesave për të ndryshuar vendimin e  Ilirjan Celibashit që dënoi me gjobë prej 1500 lekësh kreun e Kadastrës së Lushnjes, pas dhënies së lejeve të legalizimit nga deputeti i PS, Bujar Cela, një veprimtari e ndaluar nga KQZ për shkak të zgjedhjeve.

Ndonëse mbledhja nisi vrullshëm, KAS pa të arsyeshme që t’i hiqte gjobën aspak të konsiderueshme, Kreut të kadastrës së Lushnjës, duke u mjaftuar vetëm me një kërkesë; në aktivitete të tilla të mos ftohen deputetë.

“KAS ka vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pranimin e ankimit të Arben Qalliut për gjobën, rrëzimin e ankimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për dënimin administrativ të deputetit Bujar Cela, si dhe ka vendosur që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve t’i kërkojë kreut të Kadastrës që deputetët të mos ftohen deri në datën e zgjedhjeve në veprimtaritë rutinë. Ky vetim hyn në fuqi menjëherë”, u shpreh kreu i KAS, Ilir Rusmajli.

Për Komisionin e Ankesave kjo foto nuk provon se certifikatat janë shpërndarë nga deputeti.

“Rrethanat e rastit nuk provojnë shpërndarjen e certifikatave nga deputeti, por ama krijojnë bindjen se ai ka marrë pjesë në proces”, thotë Rusmajli.

Ndërsa jashtë banesës, për KAS nuk konsiderohet vend i hapur për publikun, madje nuk mjafton as që e ka postuar në rrjetet sociale.

“Nga ana tjetër nuk rezulton e provuar që kryerja e veprimtarisë të jetë bërë në vende të hapura për publikun, në sheshe apo njësi komunitare të zonës, apo mediat të kenë shoqëruar deputetin”.

Ndonëse LSI kërkoi gjobë deri 9o mijë lekë, KAS jo vetëm që nuk e mori në konsideratë këtë shumë, por i hoqi dhe gjobën e parë, prej 1500  lekësh. Të vetmit që votuan kundër këtij vendimi në KQZ, ishin anëtaët Ledio Braho, dhe Elvis Cefa. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!