Një varg lajmërimesh dhe thirrjesh për tu paraqitur në gjyq, publikuar në fletoren zyrtare të vitit 1936, zbulon një varg çështjesh ën dukje qesharake, por që dëshmon se sa i fortë ishte pushteti në këtë periudhë të historisë së qeverive shqiptare.
 
Periudha e mbretërisë, veç luftës kundër analfabetizmit, forcimit të rendit, dhe ndërtimit të një varg objektesh të rëndësishme në kryeqytet e më gjerë, i dha rëndësi të veçantë zbatimit të ligjit. Çështjet gjyqësore që lajmërohen përmes këtyre ftesave për gjyq zbulojnë raste akuzash nga më të çuditshmet.
 
Adem Beka, nga Tirana akuzohej se kishte vjedhur një palë brekushe të bardha , ndërsa Sotir Golo Qirko nga Fieri akuzohej se kishte vjedhur një shishe birrë. Më tej Sokrat Mitro nga Piqerasi i Sarandës akuzohej se kishte vjedhur tre pjepra,  Muhamed Lila nga Ndroqi akuzohej se kishte vjedhur një pallto me ca të holla, një grup të pandehurish nga fshati Virjon me akuzën  se ishin kapur duke shitur qumësht të holluar me ujë, Dhimitër  Mihal Nika nag Gjirokastra akuzohej se i kishte marrë një thes teshash Gani Gafurrit nga Dibra, apo Xhemal Alush Selimi nga Shkodra i akuzuar se kishte vjedhur dy dollarë një shtetasi italian.
 
Më poshtë po i sjellim të plota faksimilet e këtyre ftesave e lajmërimeve për gjyq, botuar në fletoren zyrtare të vitit 1936.

gjyq 1936
gjyq 1936
gjyq 1936
 Fotot të tjera..

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)