Gjyqet, qeveria po paguan
miliona euro për Arbitrazhin
Çerek milioni euro janë paguar tashmë për shpenzimet e gjyqit të Arbitrazhit nga qeveria shqiptare, që përballet me kompaninë greke të naftës Mamidoil. Me një VKM të dytë janë paguar edhe 120 mijë euro për gjyqin ndaj Eagle Game.
TIRANE - Këshilli i Ministrave vazhdon të paguajë miliona euro nga buxheti i shtetit për gjyqe civile ndërkombëtare, që mund të ishin shmangur. Me një Vendim, të marrë dje, qeveria e çoi në rreth 250.000 euro koston e Arbitrazhit Ndërkombëtar kundër kompanisë greke Mamidoil.
Kësti i katërt prej 35.000 eurosh u shtohet tre kësteve të para, në total 140.000 euro, që i janë paguar studios së huaj avokatore. Plus kësaj, tashmë janë paguar edhe 80.000 euro për vetë Arbitrazhin ISCID, të Bankës Botërore. Çështja është dërguar në Arbitrazh nga kompania greke lidhur më vendimin famëkeq të ndalimit të shkarkimit të anijeve me karburant në Portin e Durrësit.
Ndërkohë, 122 mijë euro janë dhënë dje edhe për dy këste të pagesës së avokatëve në gjyq kundër kompanisë Burimi srl, së cilës i është hequr licenca e lojës së fatit në kundërshtim me ligjin.
Gjithnjë e më shumë, shteti shqiptar po renditet nga kahu i humbësit në çështjet e arbitrazhit. Faturat që qeveria detyrohet të paguajë për shkak të humbjes së gjyqeve llogariten në miliona euro. Firmat e ndryshme që padisin Shqipërinë, zgjedhin ta çojnë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit, nisur nga problemet e shumta që paraqet sistemi ynë i drejtësisë.
Rasti më i fundit i një pagese të tillë është ai 900 mijë euro për studjon ligjore që do të mbrojë shtetin shqiptar ndaj CEZ-it. Përpara kësaj, veç shpenzimeve ligjore, qeveria ka paguar 12 milionë euro në favor të kompanisë amerikane General Electric, të cilës i mohoi kontratën e lidhur për ndërtimin e linjës së re hekurudhore Tiranë-Durrës.
Në vitin 2009, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit vendosi që të detyronte ministrinë e Transportit t’i paguante kompanisë daneze Nielsen një dëmshpërblim në masën 2.5 milionë euro.
Shumë më i rëndë është rasti i kompanisë amerikane të naftës Sky Petroleum, që kërkon nga qeveria shqiptare shumë prej 800 milionë dollarësh.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.03.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29