Kujdes! Mashtrim online me pakot e Postës Shqiptare, hakerat vjedhin të dhënat personale ose para

Në rrjetin social Facebook me emrin “Posta Shqiptare” është hapur një faqe të martën e 18 shtatorit. Postimi i parë shfaq një super ofertë ndaj qytetarëve, por që në fakt, rezulton të jetë një nga mashtrimet më të mëdha, që po qarkullon së fundi edhe në Shqipëri.

Personat pas kësaj faqeje, reklamojnë disa kuti të mbyllura kartoni me mbishkrimin “Posta Shqiptare”, duke deklaruar se janë pako të porosive që për arsye të ndryshme kanë mbetur në magazinat e postës pa shkuar në destinacion. Për të pasur përhapje sa më të gjerë, hakerat kanë bërë sponsorizimin e faqes, në mënyrë që të shpërndahet tek sa më shumë përdorues të Facebook.

Faqja pas të cilës fshihen mashtrues, i ka nxjerrë në ofertë këto pako, duke ia ofruar qytetarëve të interesuar, t’i blejnë me çmimin 236 lekë.

"Çdo vit, Posta Shqiptare mbledh paketa të braktisura. Sipas rregullave, Posta Shqiptare mund t'i menaxhojë këto dërgesa të papranuara. Por tani prezanton zbulime të papritura vetëm për 236 LEK. Kur hapni këto paketa, përgatituni të gjeni një gamë të ndryshme të objekteve, nga pajisjet elektronike deri te artikujt e shtëpisë, dhe ndoshta edhe aksesore ose dhurata të papritura"

Për tu bërë të besueshëm, mashtruesit kanë hapur disa profile të rreme kryesisht me emra të huaj, për të komentuar në këtë postim, si provë se shumë prej tyre i kanë blerë pakot dhe kanë qëlluar me fat duke përfituar telefona, kamera, tharëse orë, dhe sende të tjera, që sigurisht nëse do të ishte gjithçka reale, kanë vlerë shumë më të madhe se sa 236 lekëshi që paguhet për pakon surprizë.

Faqja e rremë e hakerave online i kërkon qytetarëve që të aplikojnë me një klikim të vetëm, por në fakt, të ftojnë drejt një skeme mashtrimi, që mund të jetë një virus për të vjedhur të dhënat personale, apo mund të ofrojë dhe hapat për të bërë pagesën 236 lekë për kuti.

E njëjta skemë mashtrimi po në Facebook, dhe gjithashtu me të njëjtin çmim, 236 lekë, është përdorur në Shqipëri, ndoshta nga të njëjtët haker, edhe për valixhet.  Hakerat që e përhapën këtë mashtrim gjatë kësaj vere, pretendonin se kompania e çantave dhe valixheve ‘Samsonite’ kishte mbyllur një nga qendrat e saj dhe për këtë arsye, po ofronte produktet me çmime të lira.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:16
Mashtrimi online me pakot, reagon Posta Shqiptare

1695133027_Screenshot16131200x900.png

Posta Shqiptare ka bërë një reagim në rrjete sociale për mashtrimin online që po bëhet nga hakerë të ndryshëm nën logon e postës. Në një komunikim zyrtar, posta shqiptare njofton për problematikën si dhe ndan adresat zyrtare në mënyrë që klientët të mos bien pre e abuzimeve online.

Njoftim me rëndësi!

Posta Shqiptare bën me dije për të gjithë klientët e saj se në rrjetet sociale është hapur një adresë me emrin e institucionit tonë, duke abuzuar me reklamimin e shërbimeve të cilat nuk ofrohen nga ne.

#PostaShqiptare rikujton çdo qytetar se adresat tona zyrtare janë si më poshtë:

https://www.postashqiptare.al/

https://instagram.com/posta_shqiptare?

Posta Shqiptare ka bërë një reagim në rrjete sociale për mashtrimin online që po bëhet nga hakerë të ndryshëm nën logon e postës. Në një komunikim zyrtar, posta shqiptare njofton për problematikën si dhe ndan adresat zyrtare në mënyrë që klientët të mos bien pre e abuzimeve online.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë