Ndërsa përfaqësuesja e Arta Markut në gjyq, Pranvera Gruda u shpreh se Gashi u emërua në shkelje të ligjit, pasi nuk kishte 12 vite eksperiencë. “Rovena Gashi është emëruar si prokurore në prokurorinë e Përgjithshme në shkelje ligjore pa pasur 12 vite eksperiencë. Gashi shkeli etikën prandaj u shkarkua si drejtuese e Dekriminalizimit. Gashi anashkaloi me vetëdije Arta Markun.
Të rrëzohet padia e Rovena Gashit” ishin konkluzionet e Grudës në një faqe. Por në përfundim të seancës gjyqësore, Çlirim Gjata tha se arsyeja që iu drejtua KQZ pa lejen e Markut për të kërkuar heqjen e mandateve për dy deputetë nuk është arsye për ta shkarkuar nga detyra. “Ajo duhet vlerësuar se dy deputetët u hoqën dhe për këtë duhet vlerësuar”. Ndërsa duke u ndalur te emërimi dhe vitet e eksperiencës, Gjata tha se “Po tani pas 5 vitesh kujtohen? Emërimi ka qenë me dekret. Një herë thotë u hoq për strukturë, tani thonë për eksperiencë. Ky është mjerim profesional’ deklaroi ai.
Përfaqësuesja e Prokurores Arta Mrku
Përfaqësuesi i Rovena Gashit
d.b/shqiptarja.com